Sezoni i fiqve është në kulm në TikTok u shfaq një histori e frikshme; a ka me të vërtetë çdo fiq një grerëz të ngordhur brenda tyre? Fiku i zakonshëm (Ficus carica) e ka origjinën nga Azia Perëndimore dhe Mesdheu dhe është kultivuar që nga kohët e lashta. Ai konsiderohet një nga pemët më të vjetra të kultivuara, pema e famshme e shenjtë në Sri Lanka është mbi 2300 vite e vjetër. Një fik mesatar përmban afërsisht 30–35 kalori, është i pasur me fibra dietike që ndihmojnë tretjen, përmban kalium që rregullon presionin e gjakut, si dhe kalcium dhe magnez që forcojnë kockat.
Gjithashtu përmban hekur, mangan, vitaminë B6, vitaminë K dhe antioksidantë si polifenolët. Historitë për grerëzat e ngordhura brenda çdo fruti na shtynë të kontrollojmë faktet. Sipas disa pretendimeve, grerëzat janë përgjegjëse për strukturën krokante në mes të fikut, ndërsa të tjerë thonë se insekti shpërbëhet plotësisht kur fruti piqet.
Procesi i pllenimit të fiqve të egër përfshin grerëza të vogla nga lloji Blastophaga grossorum. Ato vendosin vezët në fiqtë e vegjël, ndërsa grerëzat meshkuj shpërbëhen plotësisht ndërsa fruti piqet. Ky proces u mundëson fiqve të egër të shumohen dhe siguron ushqim për gjeneratën e ardhshme të tyre, Më e rëndësishmja është se kjo vlen vetëm për fiqtë e egër, ndërsa fiqtë e kultivuar nuk varen nga pllenimi me grerëza. Përveç kësaj, fiqtë janë një nga frutat më natyrale që konsumojmë, shpesh pa pesticide dhe janë të pasur me vlera ushqyese.
Ata janë plotësisht vegane, të pastra dhe me shumë përfitime për shëndetin. Ato përmirësojnë tretjen falë fibrave që nxisin lëvizjen e shëndetshme të zorrëve, mbështesin shëndetin e zemrës, duke ulur presionin e gjakut dhe nivelin e kolesterolit të keq (LDL), forcojnë kockat, falë kalciumit, magnezit dhe vitaminës K, ndihmojnë në kontrollin e peshës, përmbajnë antioksidantë që mbrojnë qelizat nga dëmtimi oksidativ dhe ngadalësojnë procesin e plakjes dhe mund të përmirësojnë kontrollin e sheqerit në gjak, sidomos tek personat me diabet të tipit 2.

