Në vitin 2010, revista “Hollywood Reporter” i dedikoi një numër në kopertinë, duke e titulluar “Legjendë”. “Kur nisa profesionin e aktores, çerekshekulli më parë, për ne artistet me ngjyrë nuk ishte e lehtë të merrnim role të rëndësishme”, tregon ajo


Ne afro-amerikanet që kemi ecur përpara


Ka të drejtë Tom Hanks kur thotë se “kur sheh ata sy, dreqi e mori, zemra jote rreh më shpejt”. Përveçse shumë e bukur, Halle Berry është e sjellshme dhe e gatshme për t’u përgjigjur. Jo zonjë e rëndë ashtu siç mendonin shumë të tjerë. E në fakt i ka të gjitha arsyet për të bërë të vështirën, duke qenë se në moshën 46-vjeçare është një veterane e mitologjisë kinematografike: në vitin 2010, “Hollywood Reporter”, një e përditshme argëtuese, i dedikoi një numër në kopertinë duke e titulluar “Legjendë”. “Kur nisa profesionin e aktores, çerekshekulli më parë, për ne artistet me ngjyrë nuk ishte e lehtë të merrnim role të rëndësishme”, tregon ajo. Aktorja sapo ka prezantuar “Cloud Atlas”, filmin fantastiko-shkencor me Tom Hanks drejtuar nga vëllezërit Lana e Andy Wachowski dhe nga gjermani


Tim Tykwer. Jeta e saj, në fakt, nuk ka qenë edhe aq e lehtë, por ajo gjithmonë është angazhuar për të arritur më të mirën. Ka arritur të luajë role dramatike, filma të animuar, e shumë zhanre të tjera. Falë saj u hapën portat edhe për shumë kolege të tjera afro-amerikane si Viola Davis. E lumtur me vajzën e saj


4-vjeçare Nahla (e lindur nga lidhja me modelin Gabriel Aubry, e përfunduar tashmë), tani duket gati për një martesë të re me shokun aktual, aktorin francez Olivier Martinez. Çifti tashmë del hapur pa u ndrojtur aspak: “Isha betuar se nuk do të martohesha më, por jam një optimiste e pandreqshme. Dhe romantike gjithashtu”. Sot shumë gra ndihen të frymëzuara nga puna dhe zgjedhjet e saj. Dhe të mendosh që jeta e saj nuk ka qenë e lehtë dhe për të arritur deri aty ku është sot, ka punuar shumë. “Kuptimi i të qenët ky njeri që jam sot është fakti se i kam qëndruar besnike vetes sime. Pastaj çdo zgjedhje apo vendim në jetë ka pasoja që duhen menduar mirë”. Por për të arritur në këtë ekuilibër, Halle Berry tregon se ka bërë një rrugë të gjatë e plot pengesa. “Në lice, një shkollë me 1500 studentë, unë dhe motra ime ishim të vetmet vajza me ngjyrë. Pastaj mamaja ime vendosi të transferohej në një pjesë të qytetit ku kishte vetëm të bardhë. Ishte një tronditje shumë e madhe. Për vite me radhë u mundova të dukesha ndryshe nga ajo që isha. Duhet të tregoja se isha brilante, inteligjente, e lezetshme. Kam punuar shumë për t‘ia arritur”. Pastaj kur përfundoi studimet e kuptoi se “ishte” konsumuar, se e kishte mohuar veten për shkak të mungesës së vetëvlerësimit. “Isha 18 vjeçe kur i thashë vetes: mjaft më. Në të ardhmen do të jem vetëm vetvetja”, tregon ajo. Ajo, ashtu si vëllezërit Wachowski, beson te rimishërimi. “Gjithmonë kam menduar se kjo nuk është as jeta ime e parë dhe as e fundit. Vijmë në botë, vdesim, bëhemi hi dhe pastaj zhdukemi pa lënë gjurmë? Nuk e di… gjithçka përfundon? Nuk dua ta imagjinoj dhe jam e bindur se ekziston karma, se ajo që bëj në këtë jetë ndikon tek ata që janë përreth, tani dhe gjithmonë”. Ajo thotë gjithmonë se i pëlqen të jetojë në një botë paqeje dhe dashurie. Ndoshta tani më shumë se kurrë, që edhe në jetën e saj private e ka gjetur këtë ekuilibër. Thashethemet flasin për një martesë të tretë të saj dhe një jetë në zemër të Europës, në Francë. “Nuk dua të bëj plane dhe për momentin asgjë nuk është e vendosur. Jam një romantike e pandreqshme, gjithmonë në kërkim të diçkaje absolute, dhe nuk do të ndalem kurrë deri sa ta gjej. Gjithsesi duke besuar te rimishërimi, mendoj se ndoshta kjo jetë do të jetë e dedikuar vetëm për ta kërkuar atë. Nëse këtë dashuri nuk e gjej tani, ndoshta do të rikthehem e do ta gjej më vonë. Por mund të them se e kam gjetur dashurinë në jetë, jo të gjitha raportet e mia janë tragjike. Pastaj kam dashurinë e vajzës sime, që erdhi në jetë katër vjet më parë dhe ka ndryshuar gjithçka. Është ajo dashuria e jetës sime”. Familja për të është gjëja më e rëndësishme në jetë. “Unë mendoj se të gjithë fëmijët kanë nevojë për të dy prindërit. Unë jam rritur pa baba, por Nahla për fat të mirë e ka”. Për sa i përket ëndrrës së saj në sirtar, për momentin thotë: “Një motër për vajzën time, ma kërkon çdo ditë. Për më tepër nuk kam kurajë t’i them se tanimë është shumë vonë”.