Nëse flokët tuaj duken të thatë, pa jetë dhe pa shkëlqim, zgjidhja mund të jetë më e thjeshtë nga sa mendoni. Një maskë natyrale me mango premton forcim, hidratim të thellë dhe shkëlqim të menjëhershëm, direkt nga kuzhina juaj.

Kombinimi i mangos së freskët me përbërës ushqyes si veza, limoni dhe vaji i kokosit krijon një trajtim intensiv që ushqen fibrën e flokut dhe e rikthen elasticitetin e tij.

Përbërësit:

-2 mango të freskëta

-1/2 lëng limoni

-2 të verdha vezësh

-4 lugë vaj kokosi

Përgatitja:

Qëroni mangot dhe prijini në copa të vogla. Vendosini në blender dhe shtoni lëngun e limonit, të verdhat e vezëve dhe vajin e kokosit. Përziejini derisa të krijohet një masë e njëtrajtshme dhe kremoze.

Aplikojeni maskën në flokë të lagur, menjëherë pas larjes. Sigurohuni që ta shpërndani mirë nga rrënja deri në maja. Lëreni të veprojë për rreth 30 minuta, më pas shpëlajini flokët me ujë të ngrohtë, pa përdorur shampo.

Rezultati? Flokë më të butë, më të fortë dhe me një shkëlqim natyral që bie në sy që në aplikimin e parë.