Tensioni i lartë i gjakut, i njohur ndryshe si “vrasësi i heshtur”, shpesh nuk jep simptoma, por nëse nuk kontrollohet mund të çojë në pasoja serioze si atak në zemër, sëmundje të veshkave apo goditje në tru.
Sipas të dhënave, rreth një e treta e grekëve vuajnë nga hipertensioni, ndërsa të kombinuara me rritjen e obezitetit, ataket në zemër arrijnë deri në 20 mijë raste në vit.
Megjithëse shpesh simptomat ngatërrohen me probleme të tjera shëndetësore, ka disa shenja paralajmëruese që nuk duhen injoruar:
1. Gjakderdhje nga hunda – një rritje e papritur e presionit të gjakut mund të shkaktojë gjakderdhje të shpeshta.
2. Dhimbje koke – shpesh lidhen me hipertensionin dhe kërkojnë kontroll mjekësor.
3. Marramendje – ndjesia sikur dhoma rrotullohet pa arsye mund të jetë tregues i presionit të lartë.
4. Vështirësi në përqendrim – harresa ose mungesa e fokusit shpesh lidhen me hipertensionin.
5. Ënjtje në këmbë – fryrja e tyre mund të tregojë probleme me qarkullimin dhe presionin e gjakut.
Nëse këto shenja injorohen, pasojat mund të jenë të rënda: rritje e rrezikut për goditje në tru, sëmundje kardiovaskulare, atak në zemër apo aneurizëm arteriale.
Gjithashtu, hipertensioni mund të dëmtojë retinën e syrit duke shkaktuar retinopati hipertensive, si dhe të prekë funksionin e veshkave deri në dështim të tyre.