Të gjithë jemi kuriozë për të ditur se çfarë ndodh pas vdekjes, një mister që njerëzimi ende nuk ka arritur ta zbulojë.
Një 49-vjeçare britanike ka zbuluar përjetimi ne saj, teksa pësoi vdekje klinike për 40 minuta, për t’u rikthyer më pas në jetë nga mjekët.
Kristy Bortoft, nënë e tre fëmijëve, përfundoi në spital pasi bashkëshorti i saj e gjeti pa ndjenja në shtëpinë e tyre, teksa në lëkurë i ishin formuar disa shenja të çuditshme. Frymëmarrja e saj kishte ndaluar, ndërsa mjekët thanë se kishte vetëm 6% mundësi për të jetuar.
Ajo pësoi një arrest kardiak dhe, për sigurinë e saj mjekët e vendosën në koma, duke paralajmëruar familjarët që të prisnin më të keqen.
Në këtë moment, ndodhi gjëja më e çuditshme. Teksa askush nuk e dinte se çfarë po ndodhte me të, përveç bashkëshortit dhe fëmijëve. Motra e saj telefonoi e alarmuar bashkëshortin e Kristy-t, duke e pyetur se çfarë po ndodhte, pasi shpirti i 49-vjeçares ndodhej në dhomën e saj të ndenjes, duke i kërkuar të bënte një listë me emrat e fëmijëve dhe burrit të saj.
Motra e saj shtoi se shpirti i Kristy-t i kishte thënë se trupi i saj po prishej dhe se ajo nuk mudn të kthehej më aty.
Mëngjesin tjetër, mjekët vendosën që ta nxirrnin 49-vjeçaren nga koma dhe të vrojtonin progresin e saj. Pasi ajo erdhi në vete, nuk mbante mend asgjë, por nisi direkt të qante dhe të kërkonte burrin dhe fëmijët e saj.
Ngjarja ka mbetur ende mister për familjen, që kurrë nuk e kuptuan se çfarë ndodhi në ato ditë.