A jeni të lidhur me histori të vjetra si Akrepi ose gati për të kthyer faqe si Demi? Yjet jua tregojnë


Ndonjëherë kthehen: ato janë dashuritë e të kaluarës, të cilat shpesh kthehen në jetën tonë për të na testuar ose për të na ofruar një shans të dytë. Jo të gjithë mund t’i mbyllin marrëdhëniet e tyre lehtësisht dhe, bazuar në Shenjën e Zodiakut, mund të përpiqemi të kuptojmë se si sillemi përkundrejt një dashurie që përsëritet, një kthim prapa. Horoskopi na udhëzon në kuptimin e qëndrimeve të lindura. Le të ndriçojnë yjet në zemrat tona!


DASHI – Ju nuk jeni një person veçanërisht i lidhur me të kaluarën dhe preferoni të kapni momentin aktual, me gjithë bukurinë e tij. Dashuria e së kaluarës ndonjëherë kthehet në jetën tuaj si zjarr kashte: pasioni djeg, por konsumohet më shpejt dhe për ju nuk mjafton. Kur mbyllni një marrëdhënie, vështirë se mund të bëni një hap prapa dhe kjo ju bën të nderuar sepse nuk keni pakënaqësi ndaj dikujt me të cilin keni ndarë momente shumë të këndshme dhe të rëndësishme të jetës suaj.


DEMI – Ju jeni një person shumë i durueshëm, por sapo ta keni harxhuar këtë durim, nuk ka asgjë që mund t’ju largojë nga pozicioni juaj: kjo është ajo që ju ndodh me dashuritë tuaja të së kaluarës. Ata kanë mbaruar dhe nëse nuk janë më pjesë e jetës suaj ka një arsye, të cilën ju gjithmonë e mbani mend shumë mirë. Nuk ju pëlqejnë rikthimet dhe mezi rihapni një histori tani të mbyllur. Ajo që ende është e gjallë është xhelozia e një personi që dikur ishte “juaji”: ju duhet ta pranoni atë!


BINJAKËT – Ju pëlqen të luani dhe ndonjëherë dhe lodra juaj e preferuar është ndjenjat e njerëzve, duke përfshirë edhe dashuritë e së kaluarës suaj. Ju keni kënaqësi të ngacmoni njerëzit që kanë qenë pjesë e jetës tuaj dhe doni t’i bëni të vuajnë. Ju gjithmonë arrini të silleni “sikur të mos kishte ndodhur asgjë” dhe gjëja e habitshme është që shpesh arrini t’i bindni të tjerët për besimin tuaj të mirë, duke shkëmbyer përsëri një puthje dhe pastaj ktheheni. Mos u habitni nëse dashuritë e së kaluarës nuk flasin mirë për ju!


GAFORRJA – Sa herë që mendoni dashuritë e së kaluarës, ju vjen për të qarë. Edhe nëse një histori përfundon, emocionet tuaja mbeten të gjalla dhe shpesh lëndoheni. Për të qenë në gjendje të shkëputeni nga një person me të cilin keni ndarë momente intimiteti, është e domosdoshme që ju të gjeni një tjetër për t’iu kushtuar me gjithë zemrën tuaj. “Gozhda del me gozhdë” dhe për ju funksionon. Tundimi për të rihapur një histori të kaluar është gjithmonë atje, por nëse doni, ju mund të jeni tepër rezistente madje edhe përballë provokimit!


LUANI – Dashuritë e së kaluarës janë trofe për ju, dhe që i tregoni me krenari. Në fund të fundit, thjesht bëni atë që të ngjallni xhelozinë e atyre që janë pranë jush dhe ndiheni gjithnjë e më të rëndësishëm. Krenaria juaj është shumë e fortë për të rihapur me lehtësi një histori të mbyllur, veçanërisht nëse ka qenë një histori e rëndësishme. Dhe, gjithmonë nga krenaria, mos shfaqni kurrë plagët tuaja dhe, nëse ndodh që të takoni rastësisht një dashuri të vjetër, silleni sikur të mos e keni bërë kurrë të vuajë.


VIRGJËRESHA – Në jetën tuaj gjithmonë ka një dashuri të kaluar që ju ka lënduar dhe që ju ka bërë të mbylleni në vetvete dhe të mos tregoni lehtë emocionet tuaja te të tjerët. Edhe nëse nuk shpreheni, lidhja juaj me të kaluarën është e fortë dhe ndikon në vizitat tuaja, shpesh ju pengon të mbani marrëdhënie që do të kishin potencial të madh. Kthimi i dashurive të kaluara ju frikëson. Edhe nëse ai do të kthehej është gjithmonë racionaliteti që vepron.


PESHORJA – Ju keni pasur kaq shumë të dashur saqë nuk mund t’i mbani mend të gjithë. Ju pëlqen të mbani një kujtim të mirë të njerëzve me të cilët keni pasur lidhje, por shpesh ndjenjat tuaja kanë qenë aq sipërfaqësore sa të mos krijojnë një lidhje të qëndrueshme me kalimin e kohës. Megjithatë, dashuritë e mëdha të jetës suaj, që ju kanë bërë të bini në dashuri, gjithmonë kanë një vend në zemrën tuaj dhe, edhe nëse i keni zëvendësuar ata me dikë tjetër, mbani një marrëdhënie miqësore me ta dhe shpesh u jepni mundësinë që të bëheni të dashuruar!


AKREPI – Çdo dashuri që takoni mbetet e lidhur me ju për një jetë. Për ju, e kaluara është shumë shpesh më e rëndësishme se e tashmja dhe ju kujtoheni në detaje të hollësishme për arsyet pse të gjitha marrëdhëniet tuaja kanë filluar dhe pastaj kanë përfunduar. Dashuria shpesh kthehet në pakënaqësi dhe për këtë arsye është e vështirë të kthehesh tek një person nga e kaluara, nëse jo për të argumentuar ose për të kaluar një natë seksi në kujtim të kohëve të vjetra. Gjëja që ju mundon më shumë janë dashuria dhe e kaluara e atyre që janë me ju!


SHIGJETARI – Përkundër kureshtjes suaj dhe prirjes suaj për thashetheme për gjendjen e tanishme sentimentale, nuk mendoni seriozisht për dashuritë e së kaluarës. Ata janë kllapa të këndshëm tani të mbyllur të jetës suaj dhe është thelbësore që ju të hapni hapësirë për dashuri të reja dhe aventura të reja. Ata që ju kujtoni më intensivisht janë ata me të cilët keni pasur një mirëkuptim fantastik seksual dhe me ta do të donit gjithmonë të përsëritni përvojën, pa angazhim dhe pa premtime se nuk do të dini se si të mbani.


BRICJAPI – Nuk mund të thuhet se forca juaj është dashuria. Nëse keni përfunduar një marrëdhënie ka pasur disa arsye që keni analizuar në hollësi të madhe dhe është pothuajse e pamundur që të ndryshoni mendjen tuaj ose të vendosni të provoni përsëri, duke ruajtur një marrëdhënie civile me dashurinë tuaj të fundit. Ajo që fshihni është se ka pasur disa dashuri që kanë bërë që ju të vuani kaq shumë dhe ideja e vetme për t’i kontrolluar ata rastësisht ju trazon: Çfarë keni frikë? Paragjykimet nuk janë për ju.


UJORI – Ju shpesh bëni konfuzion mes të kaluarës, të tashmes dhe të ardhmes. Ju pëlqen ideja e relativitetit të kohës dhe të dashuritë nuk do t’i kaloni kurrë për faktin e thjeshtë se ata gjithmonë do të mbeten të pazgjidhura. Zakonisht preferoni të zhdukeni pa dhënë shpjegime në vend që të merrni vendimin për të shkëputur përfundimisht një marrëdhënie (duke i detyruar të tjerët që ta marrin atë për ju). Gjëja e jashtëzakonshme është që, përkundër përkushtimit tuaj, ndjenjat e bukura të dashurive të tua të kaluara mbeten të përhershme.


PESHQIT – Mendimi i të dashurve të kaluar për ty është gjithnjë shumë romantik. Ju pëlqen të shikoni fotot tuaja të vjetra dhe të mbani mend momentet e bukura të kaluara së bashku, por pastaj gjithashtu mbani mend se si ju kanë lënduar dhe mbyllni albumin e kujtimeve ose i grisni fotot në copa të vogla. Për ju flaka e pasionit nuk shuhet kurrë. Në fund të fundit, nuk është në tipin tuaj që të vendosni një kufi për fatin tuaj ose emocionet tuaja, të cilat gjithmonë ju befasojnë.


24 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)