Një planet i madh sa Neptuni, TOI-3261 b, është zbuluar jashtëzakonisht shumë afër yllit të tij, duke ofruar mundësi për të mësuar më shumë rreth formimit të planetëve të tillë. Ky është objekti i katërt i llojit të tij që zbulohet, duke ofruar informacion të vlefshëm për proceset e krijimit të planetëve të ngjashëm.

Një ekip ndërkombëtar shkencëtarësh përdori teleskopin hapësinor TESS të NASA-s për të zbuluar planetin TOI-3261 b, i cili ndodhet jashtë sistemit tonë diellor. Pasi morën të dhëna shtesë nga teleskopët në Australi, Chile dhe Afrikën e Jugut, shkencëtarët dolën në përfunfimin se TOI-3261 b i përket një kategorie të rrallë planetësh të njohur si “shkretëtira e Neptunëve të Nxehtë”. Ky lloj planeti është i ngjashëm me Neptunin në madhësi dhe kompozitë, por ka një orbitë shumë të ngushtë rreth yllit të tij, duke përfunduar një rrotullim të plotë në vetëm 21 orë. Deri tani, janë zbuluar vetëm tre planetë të tjerë me periudha orbitale kaq të shkurtra.

Për shkak të afërsisë së tij me yllin, planetët si TOI-3261 b janë të vështirë për tu formuar dhe ruajtur atmosferën e tyre. Gravitacioni i fortë i yllit mund të dëmtojë dhe shpërndajë atmosferën, duke bërë që shumë planetë të humbin një pjesë të madhe të masës së tyre. TOI-3261 b mund të ketë filluar si një planet shumë më i madh, ndoshta si Jupiteri, dhe më pas ka humbur pjesë të masës për shkak të dy proceseve kryesore: fotoevaporimi, ku energjia e yllit shkakton shpërbërjen e gazrave, dhe shtrirja gravitacionale, që ndihmon në largimin e shtresave të atmosferës.
Shkencëtarët vlerësuan se sistemi i yjeve është rreth 6.5 miliardë vjeç, dhe se planeti ka humbur pjesën më të madhe të atmosferës së tij përmes këtyre proceseve. TOI-3261 b është një kandidat ideal për të testuar modelet e reja kompjuterike të formimit të planetëve, pasi ai mund të ofrojë informacion të vlefshëm për mënyrën se si këta planetë të nxehtë krijohen dhe evolucionojnë.

Një nga veçoritë më interesante të planetit është atmosfera e tij, që është më e dendur se ajo e Neptunit, duke sugjeruar se pjesët më të lehta janë larguar gjatë kalimit të kohës. Ky fakt mund të ndihmojë në identifikimin e përbërësve të atmosferës së planetit. Për të zbuluar më shumë rreth atmosferës së TOI-3261 b, astronomët mund të përdorin teleskopët, si James Webb të NASA-s. Ky teleskop është i përshtatshëm për të zbuluar molekulat që përbëjnë atmosferën e planetit dhe mund të ndihmojë për të kuptuar më mirë formimin e planetëve të mëdhenj dhe të nxehtë.