E ftuar në emisionin “Pardon My French” ka qenë astrologia Denisa Shyle, e cila ka bërë një parashikim të detajuar për 12 shenjat e horoskopit gjatë sezonit të verës. Ajo ka zbuluar se cilat janë ngjarjet më të rëndësishme astrologjike që do të ndikojnë në jetën e secilës shenjë, duke u ndalur te çështjet e dashurisë, financave, familjes dhe karrierës. Çfarë rezervojnë yjet për muajt në vijim? Denisa i analizoi të gjitha në detaje.

Binjakët

Iku tersi. Ndikimin që përmenda tek Demi që sapo ka nisur e ka pasur shenja e Binjakëve. Nga sprovat tani kanë mebtur vetëm gjërat që ata i duan ose që mund të qëndrojnë në jetën e tyre, prandaj janë futur në fazën ku që gjithçka zmadhohet. Duke qenë se Jupiteri do të kalojë në shenjën e Luanit kjo do të thotë që komunikimi ose profesionet që merren me komunikim në këto momente do të kenë një shkëlqim shumë të madh pak më tepër. Plus kësaj duke qenë se kemi Plutonin në gradë pozitive me Uranin që është i vendosur te shenja e Binjakëve kjo do të thotë se janë persona shumë largpamës dhe kanë horizont shumë herë më të gjerë. Nuk shikojnë më pengesa, shikojnë vërtet synimet e tyre që t’i realizojnë ato. Janë shumë më tepër të përgatitur për ambientin që na rrethon si ambienti i teknologjisë dhe ai i përparimit. Është një nga shenjat që do të avancojë shumë. Kemi dhe probleme duke qenë se kemi një retrogradë të Mërkurit fiks tani në fund të Qershorit nga data 29 deri më 24 Korrik. Kjo do të thotë se do të kemi probleme me memorien, një nga problemet më të rëndësishme prandaj duhet të filllojnë të mbajnë shënime. Është momentale. Rritja në punë do të sjellë para.