Shëndet – Jeni në kërkim të ilaçeve natyrale për aciditetin e stomakut? Janë lehtësisht të gjindshëm dhe të përdorueshëm. Nëse i konsumoni, ju nuk do të keni më shqetësime me aparatin tuaj tretës
Mund t’u ndodhë të gjithëve të ndiejnë një djegie të lokalizuar pikërisht në këtë pjesë të trupit, që në format më të rënda, mund të shkaktojë edhe dhembje në gjoks dhe në shpinë, por edhe rritje të nivelit të lëngjeve në stomak. Problemi vjen më së shumti nga stili i ushqyerjes. Duhet të kujdeseni gjithmonë për ushqyerjen tuaj, në mënyrë që të mos stimuloni një prodhim të madh të lëngjeve që konsistojnë në tretjen e ushqimit dhe në asimilimin e substancave.
Pijet alkoolike, lëngjet e gazuara, ushqimet pikante, situatat e stresit dhe ankthit, përdorimi i disa medikamenteve, mund të shkaktojnë aciditetin në stomak. Lexoni më poshtë se si ta eliminoni këtë problem, sigurisht nëse vuani nga një i tillë.
- Finoku
Ai ka disa funksione rregulluese mbi aparatin tretës e sidomos te zorrët. Mund të nxisë zbrazjen e saktë të stomakut dhe të reduktojë fryrjen e tij. Të njëjtat funksione të tij janë zbuluar edhe për sa i përket zorrës së trashë.
- Xhenxhefili
Mund të përdoret si një përbërës në receta të shumta dhe ka vërtet një efekt të mirë prej aktivitetit të tij antiacid. Mund të jetë një ilaç i vërtetë për të lehtësuar irritimin e mukozës gastrite.
- Lule melisa
Lule melisa është efikase kundër aciditetit të stomakut: arrin të ketë një aktivitet shfryrës, rregullon prodhimin e lëngjeve gastrike dhe normalizon lëvizjen e ushqimit nëpër zorrë. Rezultati që përfitohet është ai i një efekti relaksues.
- Kamomili
Kamomili ka veti lehtësuese dhe qetësuese që mund t’ju ndihmojë në përmirësimin e tretjes dhe në reduktimin e aciditetit, veçanërisht kur djegia e stomakut ndodh pas vakteve të rënda.
- Lule Croëea
Është një lloj esence australiane, e cila është e përshtatshme për të gjitha gjendjet emocionale të ankthit që përfshijnë stomakun. Kjo esencë, në fakt, ndihmon në lehtësimin e ankthit dhe të stresit, duke ju dhënë një ndjenjë qetësie.
- Lule malva
Lule malva mbron mukozën e stomakut nga goditjet prej acidit. Nuk duhet ekzagjeruar me konsumimin e saj, sepse mund të keni efekt tejet pastrues.
- Lëngu i lakrës
Lëngu i lakrës është eksperimentuar edhe te pacientët e prekur nga irritime të forta të stomakut, duke dëshmuar rezultate pozitive. Mund të përgatitet lehtësisht, duke e copëtuar atë e duke e vendosur në frulator (grirëse) dhe duke e lënë për disa minuta në ujë. Më pas pihet një gotë përpara çdo vakti.
- Aloe Vera
Prej shumë kohësh, Aloe Vera njihet si një shërues natyror. Lehtësisht mund të përdoret si një mjekim popullor, ndërsa ka efekt në mbrojtjen e stomakut, veçanërisht nëse përbërja e saj e gjetheve konsumohet përpara vakteve.
N.A