Në periudhën dixhitale kemi mundësi për t’u kthyer mbrapa në mrekullitë e dorëshkrimeve iluministe: Europa mesjetare ka shpalosur shumë prej imazheve më mahnitëse për lexuesit dhe leximin që mund të ekzistojë.


Bukuria dhe vuajtjet e Franceska da Rimini janë portretizuar me anë të një sensualiteti gjarpëror në pikturën e Ary Scheffernë një ekspozitë në Londër . Në këtë pikturë të vitit 1835, Franceska dhe i dashuri i saj, të zhveshur, zhyten në ajrin e vdekjes së ferrit. Poeti Dante dhe udhëheqësi i tij letrar, Virgjili, përshkruajnë të njëjtën gjë, duke soditur spektaklin që ofron dashuria e nëmur e Françeskës. Piktura ilustron Ferrin e Dantes, në të cilin përshkruan se si e pa Françeska de Rimini-n si një ndër mëkataret më të mëdha të epshit ku bënte pjesë në rrethin e dytë të ferrit. Ai ndjeu keqardhje për të dhe e pyeti se si kishte rënë në mëkat. Fajin e kishte një libër. Një ditë, po i shpjegonte Françeska, ajo dhe i kunati ishin në kështjellë duke lexuar librin epiko-kalorësiak të Lançelotit dhe Xhinevrës. Teksa lexuan historinë kur Mbreti Artur, një ndër kalorësit më joshës dhe mbretëresha e tij u shndërruan në dashnorët kurorëshkelur, të dy lexuesit, pasi vështruan njëri-tjetrin, u zhytën në pasion. Të lexuarit është rrezik: nëpërmjet fjalëve në një faqe, këta të dashur u zhytën në vuajtjen e përjetshme. Nëse një libër të mallkon, ai gjithashtu mund të bekojë, ose kështu shpresonte Zhani II i Francës, i cili e mbarti Biblën e tij në betejën që u zhvillua në Poitier në 19 shtator 1356. Çfarëdo lehtësimi që t’i ketë ofruar libri, nuk i solli fitoren e kërkuar. Franca u mund nga Anglia po atë ditë dhe Bibla e mbretit ra pre e humbjes. Ky libër u ble për 100 marka nga William Montagu, konti i Salisburi-it, si dhuratë për gruan e tij, Elizabeta, por e gjeti rrugën për t’u bërë pre e koleksionit mbretëror britanik, e sot është pasuri e bibliotekës britanike. Librat në këto dy tregime janë të fuqishëm, mahnitës dhe gjëra të shenjta, të cilat duhet të lexohen me një vëmendje të madhe, të mbahen si hajmali, të ruhen si thesare. Ato janë të rrezikshme dhe të shpenguara, arratisje drejt aventurave dhe mjet shpëtimi. Megjithatë, librat e këtyre historive kanë diçka tjetër të përbashkët. Ato nuk ishin të shtypura në letër. Ishin të shkruara me dorë mbi lëkurën e kafshëve. Këto libra ishin dorëshkrime iluministe, të kopjuara nga kopjuesit dhe të zbukuruara nga piktorë profesionistë nëpër manastiret ku prodhoheshin librat gjatë periudhës së Mesjetës. Megjithatë, një familje fisnike angleze, e cila u zbulua në dorëshkrimet mbretërore: Gjeniu i Iluminizmit, në bibliotekën angleze, kishte krijuar autorësinë e tij për të botuar libra fetarë sipas kërkesave. Këto janë libra të shkruar shumë herët, të cilat kanë mbërritur deri te ne në një kopje të vetme, nga të cilat janë riprodhuar shumë të tjera. Nga ana tjetër, një dorëshkrim, konsiderohet të jetë unik, edhe pse mund të jetë pjesë e një botimi të madh në numër – sepse të shkruarit më dorë asnjëherë nuk riprodhon të njëjtën gjë. Librat nuk janë vlerësuar më shumë sesa gjatë periudhës së Mesjetës. Ekspozita në bibliotekën britanike është thjesht një dritare në një botë ku fjala e shkruar ishte e vlerësuar me të vërtetë dhe të lexuarit ishte një çështje me rëndësi. Ne, si dëshmitarë dhe pjesëmarrës në procesin e zhdukjes së librit si një objekt, nuk jemi në gjendje të përkrahim këta lexues të periudhës mesjetare, të cilët i adhuronin librat aq shumë, saqë i skalisnin germat me ar. Librat e artë të periudhës së Mesjetës mbijetuan nga një botë e cila e shihte leximin si dije. Teksa e shohim ambiguitetin e kësaj çështjeje – duke e theksuar më në fund – rrethanat në të cilin është botuar një libër i revolucionit teknologjik të kohëve tona, konsiderohet si një sfidë për historinë intelektuale europiane. Botimi nuk ka pasur ndonjë ecuri. Kultura Europiane presupozohet se e liberalizoi botimin e librit gjatë shekujve 15-16. Botimi i librave nënkupton më shumë lexues, me tepër libra të rinj, si dhe standardizimin e botimeve të librave të vjetër. Krijoi një botë botimesh, e cila zgjati për gati gjysmë mijëvjeçari. Por a ishin të gjitha këto ndryshime për mirë? Në të vërtetë, kjo ngjall debat, sepse epoka më e madhe e leximit ishte ajo e librit gjatë periudhës së iluminizmit. Kjo mund të shfaqet si kundër intuitës, por merrni në konsideratë periudhën e Rilindjes. Gjatë shekullit 14-15 në Itali, shkollarët dhe bibliofilët u munduan të rikthenin dijen e humbur të Greqisë dhe Romës antike. Ata dëshironin të kuptonin domethënien e teksteve klasike nëpërmjet fjalës, duke shkruar përmbledhje hyrëse, me qëllim vlerësimin që ju bënin zërit të vetë autorëve, duke përçuar “shijen” e vetë librave, siç shprehet Nikolo Makiaveli për historitë. Kjo ishte një histori aventurash. Ata u mbyllën nëpër manastiret e largëta në të gjithë Europën, për të gjetur klasikët e harruar, të cilët qëndronin nëpër qoshet e pluhurosura të librarive. Petrarka zbuloi Letrat e Atikut të shkruara nga Ciceroni dhe ndërtoi Historitë e Livit. Poxhoi Bracolini rizbuloi Takitus-in. Këta libra klasikë të botës perëndimore janë zbuluar, zakonisht, nëpër dorëshkrime të vetme të mbijetuara, të cilat ishin kopjuar nga kopjuesit shumë vite më parë. Por më pas çfarë do të ndodhë? A çoheshin menjëherë për botim? Jo. Ato kopjoheshin nëpër dorëshkrime të reja nga bibliotekat e princërve dhe bankierëve. Disa prej dorëshkrimeve më të bukura të zbukuruara në botë janë fryt i periudhës së Rilindjes. Pas përfundimit të periudhës së errët për botimin e librave, Rilindja ishte triumfi më i madh në kulturën e dorëshkrimeve, periudhë e cila risjell librat më mahnitës të ilustruar të periudhës së errët. Ekspozita “Dorëshkrimet Mbretërore”  në Londër përfshin shembujt më të mirë britanikë të periudhës bulëzuese të iluminizmit. Henri VIII-të mbretëroi në kohën e shtypshkronjës, por autorizoi botimin e shumë prej librave me ilustrime. Henri portretizohet duke lexuar në dhomën e tij gjatë fillimit të një psaltri. Kjo nuk është shumë retrospektive, apo poshtëruese siç mund të shfaqet. Psalter-a të tjerë – libra të Psalmeve- në ekspozitë ilustrohen me Mbretin David, autorin e tyre të supozuar, Henri na shfaqet duke pozuar si Mbreti David i kohëve moderne. Përpara ardhjes së Tudorëve, gjatë luftërave të përgjakshme civile gjatë shekullit të 15th, Eduardi i IV autorizoi një seri me libra për veten e tij në Bruges: ku ndodhet biblioteka e tij, të gjitha të ilustruara me detaje realiste të artit Flamez, janë të paraqitura në ekspozitë si një pjesë e bibliofilë unike e luksoze të rrethit mbretëror. Kopjuesit e shtëpive botuese të Bruges-it kanë kopjuar një përzgjedhje të historive moderne dhe antike për Eduardin: Kronikat e Froisart-it, jeta e Cezarit, Lufta Hebre nga Flavius Zhoseph, Qyteti i Zotit Shën Augstini…Ilustrimet e këtyre librave që prej 1480-s, nuk përfshijnë thjesht letra të stolisura bukur me fjongo mëndafshi, por shembuj të jashtëzakonshëm të pikturave të jetës së përditshme. Kopjuesi është portretizuar duke punuar në zyrën e tij. Panorama e një mulliri- erë është pikturuar në mënyrë shumë të thellë. Këto piktura madhështore e të bukura në libra duken si pjesë e Rilindjes, megjithatë ato i bëjnë jehonë bujarisë që shfaqej në disa prej dorëshkrimeve më të vjetra. Në shekullin e nëntëmbëdhjetë Ungjijtë e Athelstan-it (ose Kurorëzimi), është një shkrim mbi pikturën e Shën Markut, të ulur mbi ndenjëse të mermertë, apo të drunjtë, më aureolën e tij mbi kokë; figura e tij me veshjen e bardhë me një sfond blu të lehtë që të lë pa frymë. Kjo na sjell esencën e iluminizmit mesjetar. Libri konsiderohet si dije në fillim të Mesjetës, sepse gjithçka tjetër ishte e errët. Trashëgimia e Greqisë dhe e Romës antike ka mbijetuar për t’u rivlerësuar në vitet e më vona, sepse kopjuesit në shekujt e tetë e të nëntë kanë kopjuar vepra antike, të cilat mund të jenë konsideruar si shumë të pavlera për shkak të epokës ku janë shkruar. Nga kufizimet erdhi mrekullia: të etur për dije, si dhe mungesa e informacionit e shndërroi Evropën Mesjetare në një kult të librit. Kulti nxori disa prej figurave me tërheqëse dhe elokuente të lexuesve dhe të lexuarit që mund të ekzistonin. Siç shfaqet edhe nga portreti i Henrit VIII, i cili ishte lexuesi ideal, i kushton gjithë vëmendjen e tij librit i cili ishte i shkruar me dashuri dhe duhej lexuar me shumë dashuri.


Përgatitur nga: Gerta Shaqe