
"Të bëj të jashtëzakonshmen të zakonshme", kjo është motoja e fotografes me origjinë nga Zvicra, Monica Carvalho. Artisja dixitale e cila jeton në Berlin, ka treguar se i pëlqen të sfidojë veten për të parë gjërat e njohura nga një këndvështrim i ri.
Ajo ka qenë gjithmonë e magjepsur nga arti që është sfidues për sytë dhe me kalimin e viteve ajo ka zhvilluar një pasion për krijimin e imazheve surrealiste që ‘ju bëjnë t’i shikoni dy herë’!
Monica ka zbuluar se kombinon fotot nga udhëtimet dhe jeta e përditshme në "Photoshop" për të prodhuar fotomontazhe. "Qëllimi im është t'ju frymëzoj dhe t'ju bëj të shikoni botën ndryshe!", është shprehur ajo.
[gallery ids="890117,890118,890120,890121,890122,890123,890124,890125,890126,890127,890128,890129,890130,890131,890132,890133,890134,890135,890136,890137,890138,890139,890140,890141,890142,890143,890144,890116"]