
Ish-modelja Hang Mioku, pasi injektoi vajin ne fytyre, dhe pas nderhyrjes kirurgjikale, ku perseri ka mbetur e shperfytyruar
Një modele koreane-jugore, e fiksuar pas ndërhyrjeve kirurgjikale, vendosi ta injektonte vetë silikonin në fytyrën e saj, pasi mjekët refuzuan të kryenin tek ajo ndërhyrje të mëtejshme për shkak të rreziqeve që paraqiteshin nga numri i madhe i ndërhyrjeve që modeloja kishte kryer.

Ish- modelja Hang Mioku perpara se ti nenshtrohej nderhyrjeve estetike
Ish- modelja Hang Mioku, duke u përballur me refuzimin kategorik të mjekëve për të ndërhyrë sërish në fytyrën e saj, vendosi ta bënte vetë diçka të tillë duke shkuar në tregun e zi ku bleu një shishe silikon. Pasi e vetinjektoi të gjithë shishen në fytyrën e saj, ajo e kuptoi se në fakt ai nuk ishte silikon por vaj gatimi çka bëri që fytyra t’i shpërfytyrohej në mënyrë fatale, aq sa familjarët e saj jo vetëm që nuk e njohën, por u tmerruan kur e panë.

Ish-modelja Hang Mioku pasi injektoi shishen e vajit ne fytyre
Në sajë të donacioneve të dhëna pasi rasti i saj u bë publik në TV, modelja iu nënshtrua 10 operacioneve, në sajë të të cilave mjekët arritën të hiqnin 60 gramë silikon, vaj dhe substanca të tjera të jashtme nga fytyra dhe 200 gramë në pjesën e qafës.
Ish modelja është tashmë pjesë e fushatave sensibilizuese kundër abuzimit me ndërhyrjet estetike, të cilat janë masivizuar shumë në Korenë e Jugut.
8 maj 2013 (gazeta-Shqip.com)