Një australian iu përgjigj thirrjes së një familjeje në shtëpinë e së cilës u gjet gjarpri i dytë më helmues në botë. Për çudi, gjarpri u gjet brenda lavatriçes. Hudson Snake Catching postoi një video në Facebook duke treguar se çfarë zbuloi kur mbërriti në shtëpinë e familjes në Maudsland, periferi e Gold Coast në Queensland.

Videoja tregon një gjarpër të ri kafe, gjarpri i dytë më helmues në botë, brenda lavatriçes. Bëhet e ditur se ai ishte në gjendje ta kapte dhe zhvendoste zvarranikun pa asnjë lëndim.