Hulumtimet e kryera më parë nga Qendra Mjekësore e Universitetit Leiden treguan se të qëndruarit ulur gjatë urinimit është më efektive për burrat me simptoma të traktit të poshtëm urinar (LUTS), siç është zmadhimi i prostatës, sepse mundëson zbrazjen më të shpejtë dhe më të plotë të fshikëzës për shkak të relaksimit më të madh të muskujve.

Urologu dhe konsulenti i Shërbimit Kombëtar të Shëndetit (NHS), Matthew Lied, gjithashtu rekomandon këtë mënyrë të urinimit.

“Kur një burrë ulet, muskujt e dyshemesë së legenit. Mund t’i përdorni më shumë muskujt e barkut, gjë që lejon një zbrazje më të plotë të fshikëzës. Kjo mund të zvogëlojë rrezikun e infeksioneve të traktit urinar (ITU) dhe problemeve të tjera të fshikëzës që mund të ndodhin për shkak të urinës së mbetur”, tha ai. Për burrat që kanë mosfunksionim të dyshemesë së legenit ose muskuj të dobët të legenit, të qëndruarit ulur mund të jetë veçanërisht i dobishëm.

“Sforcimi i vazhdueshëm mund të çojë potencialisht në probleme afatgjata si mosmbajtja e urinës ose edhe mosfunksionimi erektil”, paralajmëroi ai. Sigurisht, urinimi ulur këshillohet edhe për burrat e moshuar, si dhe për ata me probleme lëvizshmërie.

“Për shumicën e burrave të shëndetshëm, nuk ka rrezik të urinojnë ndërsa janë në këmbë. Vendimi për t’u ulur ose për të qëndruar në këmbë është shpesh çështje preference personale. Sfida kryesore për disa burra mund të jetë stigma sociale”, vuri në dukje ai.