Ajo thotë se i ka realizuar të gjitha në jetë: ka një karrierë të shkëlqyer, një profesion që e adhuron, një burrë që është shumë i dashuruar pas saj dhe një bukuri magjepsëse. Për kolegët është një aktore e talentuar, për meshkujt femra ideale
Nuk kam më ëndrra në sirtar
Në ditën kur Jessica Biel debutoi në “Twitter”, disa muaj më parë, brenda dy orësh kishte më shumë se 20 mijë ndjekës. “Nuk arrij të mbërthej dot zinxhirin e fustanit. Mirëserdhët në botën tim”, kishte shkruar ajo ndërsa përgatitej për në
“Met Ball”, festa më mondane në New York. Një mesazh që u shndërrua në një event, si gjithçka që “rrotullohet” rreth kësaj aktoreje 30-vjeçare të lindur në Minesota, dhe me një bukuri të veçantë. Mjafton të mendosh për martesën e saj, me Justin Timberlake, muzikantin/aktorin/producentin më të dashur në Hollywood, data e së cilës është shpallur dhe anuluar shumë herë. Megjithatë, thonë se këtë muaj do të shohim një ceremoni përrallore që pritet të kushtojë rreth 5 milionë dollarë. Ish-modele, aktorja u njoh me televizionin në serialin “Qielli i shtatë” (nga 1996 në 2001) për t’u dalluar më pas në kinema me filma si “Iluzionisti”, Vitit i ri në Nju Jork” apo “Takime dashurie”. Për më tepër falë stilit të saj “glamour” dhe fizikut të mrekullueshëm është bërë pjesë e kopertinave të gazetave të modës dhe thashethemeve, duke “ushqyer” edhe debatet e ndryshme në ueb. Në bazë të një sondazhi mbi ëndrrat estetike të grave amerikane, “buzët” më të kopjuara janë ato të Angelina Jolie dhe ato të Cate Blanchett. Ndërsa Jessica Biel mban një tjetër rekord: fundshpina e saj është më e preferuara për t’u imituar nga femrat. Këto ditë sapo ka dalë nëpër kinema filmi i saj i ri, një thriller ku interpreton një infermiere amerikane që përballet me zhdukjen misterioze të disa fëmijëve, një rixhirim i “Total recall” ku luan përkrah Colin Farrell. Në gisht i dallohet qartë unaza e fejesës që i ka dhuruar Timberlake: “Duket si diçka antike, por nuk është. Justin u tregua shumë i zoti që e dizajnoi kështu”.
Jessica, sa ndryshe është ky “Total recall” nga ai origjinali me Arnold Schwarzenegger?
Subjekti origjinal është i njëjti, tregimi i shkurtër i
Philip Dick. Por filmi ynë nuk është vetëm një azhornim nga pikëpamja e efekteve speciale, por edhe nga mendimet e protagonistit. Udhëtohet në një të ardhme ku ëndrrat bëhen kujtime të fakteve që kanë ndodhur vërtet, pastaj diçka nuk shkon mirë dhe Douglas e gjen veten në një botë paralele, i persekutuar nga të gjithë.
Po personazhi juaj?
Unë jam Melina, gruaja që protagonisti kryesor zbulon se e dashuron. Ndërsa Kate Beckinsale është ajo e “keqja”, ajo që interpretonte Sharon Stone në filmin origjinal në vitet ‘90. Ky “Total recall” është një film aksion me femrat në qendër.
Colin Farrell, gjatë xhirimeve më thoshte shpesh: “Ju të dyja jeni të rrezikshme dhe bëni gjithçka doni. Pa mua”. Jam e bindur që në të ardhmen ne gratë do të jemi në avantazh mbi meshkujt: do të dominojmë botën. Këtu s’ka asgjë të çuditshme. Ne e bëjmë edhe tani këtë gjë.
Për ju Sharon Stone është një model?
Po, është një aktore e madhe me këmbë në tokë, gjithmonë e respektueshme. Dikur e quanin vetëm biondja seksi, por më pas i bëri të gjithë për vete me karakterin e saj. E admiroj shumë, guximin e saj në Hollywood.
Ju shohim më shpesh në filma aksion se komedi romantike?
Gjithmonë e njëjta bisedë: meqenëse jam një vajzë që kujdesem shumë për veten, producentët mendojnë se unë nuk jam e duhur për komedi. Më mirë filma aksion.
Po flitet për martesën tënde me Justin Timberlake, si do jetë fustani juaj i nusërisë?
Nuk e kam gjetur akoma dhe nuk kam ndërmend të zbuloj asnjë detaj më tepër. Është një situatë shumë private që do doja ta mbaja të gjithën për vete.
Ju jeni një vajzë shumë e bukur, dhe për këtë duhet të jeni krenare?
Patjetër, por bukuria nuk është vetëm e rëndësishme. Duhet edhe përmbajtja. Megjithatë, ndihem mirë kur zbuloj se meshkujt pëlqejnë trupin tim, madje që shërbej edhe si model për vajzat e reja.
Në karrierën tuaj, për çfarë jeni krenare?
Për faktin që nuk më është propozuar ende të xhiroj një film, apo të pozoj nudo. Por në moshën 40-vjeçare nëse dikush do ma kërkojë, do them po.
T’u desh të bëje stërvitje speciale për skenat e aksionit në
“Total recall”?
Sigurisht, shumë arte marciale dhe stërvitje të forta. Por më bëri shumë mirë e gjitha kjo. Nuk ka asgjë më mirë për formën e ekuilibrit psikofizik sesa të mësosh të kërcesh dhe vraposh, të ngjitesh dhe stërvitesh në ajër të pastër. Jam bërë shumë e zonja në këtë disiplinë. Unë dhe Justin herë pas here argëtohemi me faktin se kush vrapon më shumë e kush ngjitet më shpejt. Kjo është loja jonë e dashurisë.
Ke xhiruar edhe filmin që tregon periudhën ku Alfred Hitchcock ka realizuar “Psycho”. Çfarë pjese interpreton?
Jam Vera Miles, një nga aktoret e preferuara të Hitch. Do të jetë një film shumë intrigues duke nisur nga aktorët: Anthony Hopkins è Hitchcock, Helen Mirren, Scarlett Johansson è Janet Leigh. Filmi tregon periudhën e përgatitjeve të Psycho duke treguar edhe fiksimin e regjisorit anglez për serial killer-ët. Për mua ai është mjeshtri absolut. Nuk ka film thriller apo policesk që nuk frymëzohet nga ai në kohët moderne.
Pyetja e fundit..si e përcaktoni veten?
Kokëfortë. Jam rritur mes maleve, prindërit e mi janë njerëz shumë energjikë. Ata më thoshin gjithmonë edhe kur të jesh në vështirësi, rezisto. Mos u dorëzo kurrë.
