Dikur ato kanë qenë qytete plot jetë dhe gjallëri, por për arsye të ndryshme, veçanërisht fatkeqësi natyrore, si shpërthime vullkanesh, tërmete, zjarre apo edhe nga vetë dora e njeriut janë shndërruar në gërmadha dhe shpesh janë kthyer në vende turistike që dëshmojnë një copëz të historisë që kanë bartur dikur.


xhorxia e jugut


Grytviken në Xhorxhian e Jugut, dikur qendër për kapjen e balenave në Oqeanin Atlantik, u braktis në vitin 1960


kili


Chaitan, në Kili, u shkatërrua tërësisht nga një vullkan në vitin 2008 dhe më pas vërshimi i një lumi e bëri tërësisht të pabanueshëm qytetin


kili 1


Chaitan, Kili, në sfond vullkani që shpërtheu për herë të parë në 9000 vjet dhe shkatërroi qytetin


 berlin


Berlin, Nevada (SHBA), dikur ishe një qytet ku nxirrej minerali i arit dhe argjendit dhe ku punonin e jetonin 250 minatorë, të cilët e braktisën në vitin 1911, kur metali i çmuar u zhduk


romanja


Romagnano al Monte, qyteza e braktisur italiane, në vitin 1980 u bë dëshmitare e një tërmeti të tmerrshëm që mori 3000 jetë njerëzish.


 france


Oradour-sur-Glane, Francë, qyteti u shkatërrua në vitin 1944, kur 642 banorë, të të gjitha moshave apo gjinive, u ekzekutuan nga forcat naziste gjermane.


cingueti


Chinguetti, Mauritani, ndër shekuj qyteti ishte një qendër e grumbullimit të pelegrinëve që shkonin drejt Mekës tashmë është i boshatisur


turqi


Kayaköy, Turqi, qytet ishte shkatërruar nga një termet në vitin 1856 dhe më pas nga një zjarr masiv, në vitin 1885


bodie kaliforni


 Bodie, Kaliforni, ishte një qytezë tipike e ‘Perëndimit të egër’ me taverna dhe bare. Njohu lulëzim veçanërisht gjatë tregtisë së arit në vitet ‘70.


kaliko kaliforni


Kaliko, Kaliforni, dikur qytet minatorësh, sot i boshatisur


19 mars 2013 (gazeta-Shqip.com)