Në prag të 50-vjetorit të krijimit të grupit legjendar ‘Rrolling Stones’, del në qarkullim një libër autobiografik rreth aventurave dashurore të rock starit të njohur
Tashmë Mick Jagger, lideri legjendar i ‘Rolling Stones’ mund të quhet me plot gojën një veteran i rokut. Ai është duke shkuar te të shtatëdhjetat, pi vetëm lëngje frutash dhe i është kushtuar tërësisht jogës, por jeta e tij ka qenë e mbushur me adrenalinë në çdo moment të saj.
Në 11 korrik, grupi i famshëm i rrokut mbush gjysmë shekulli dhe për të celebruar këtë përvjetor të veçantë do të dalë një libër me foto i titulluar “Rolling Stones 50”, ku rrëfehet në imazhe jeta e shfrenuar e grupit më jetëgjatë të rrokut.
Ndërkohë, lideri i grupit, mitiku Jagger është protagonist në një libër të gazetarit amerikan, Michael Andersen me titull “The Wild Life and The Mad Genius of Mick Jagger” në faqet e të cilit rindërtohet jeta e tij dhe veçanërisht marrëdhëniet me femrat, që duhet thënë se kanë qenë sipas të dhënave të librit, plot 4000.
Nuk mungojnë në listën e gjatë të shoqërueseve të Jagger emra të njohur të show bizit si Madonna, Angelina Jolie, Linda Ronstadt, Uma Thurman, Carla Bruni, princesha Margaret, Daryl Hannah apo Tina Turner.
Ndër marrëdhëniet e para dhe më pikantet mund të përmendim atë me Angelina Jolie, të cilën thuhet se e detyroi të lidhet me Mick Jagger nëna e saj, e obsesionuar pas grupit ‘Rrolling Stones’, ndërsa ish-zonja e parë e Francës, Carla Bruni thuhet se e humbi fare mendjen pas tij. Ajo e detyroi Jagger të ndahet nga gruaja, duke iu betuar se do të ishte përgjithmonë e dashura e tij.
Por në libër flitet edhe për problemet që ka pasur Jegger me drogën, deri në momentin kur hoqi dorë përfundimisht prej saj, martesën e turbullt me Keith Richards, beteja për pasurinë e tij 400 milionë dollarëshe etj.
8 korrik 2012 (gazeta-Shqip.com)