Gjumi i foshnjës kërkon durim dhe ritëm. Secili prind e di se sa shumë përpjekje qëndron pas këtij momenti, përkundje, mbajtje në krahë, këngë gjumi, vetëm që ai/ajo të zgjohet sapo e vendos në shtrat. Shumë mendojnë se kjo ndodh sepse foshnjat mësohen me mbajtjen në krahë, por e vërteta është më e ndërlikuar. Zhvillimi i foshnjës është kompleks. Këto ndryshime janë normale sipas ekspertëve të shëndetit dhe njihen si regresion i gjumit, periudha kur foshnjat që më parë flinin pa ndërprerje, papritur fillojnë të zgjohen gjatë natës ose shmangin gjumin e ditës.

Rreth moshës katër muajsh, foshnja përjeton kërcimin e parë zhvillimor. Në këtë fazë, mënyra se si ajo fle ndryshon plotësisht nga periudha e të porsalindurve. Ajo që i mësoni tani, qoftë e mirë apo e keqe, do të bëhet baza e zakoneve të gjumit në të ardhmen. Foshnja mund të mos ketë aktivitet të mjaftueshëm fizik. Kjo vlen edhe për foshnjat disa javëshe. Të vegjlit duhet të kalojnë rregullisht kohë duke qëndruar në bark, sepse kjo ndihmon në forcimin e muskujve të qafës dhe shpinës.

Një studim nga Universiteti i Miçiganit zbuloi se qëndrimi në bark gjatë ditës ndikon në gjatësinë dhe cilësinë e gjumit gjatë natës. Në kërkim morën pjesë 22 foshnja 6-mujore dhe u vu re se ato që kishin më shumë aktivitet fizik gjatë ditës flinin më gjatë dhe më qetë natën. Sigurohuni që foshnja të jetë zgjuar, jo i uritur apo i lodhur. Foshnja mund të mos kuptojë se ka ardhur koha për gjumë. Prindërit mund të fillojnë të krijojnë zakone të mira gjumi që në javët e para. Stimulimi i tepërt mund të pengojë foshnjat të pushojnë si duhet.

Një orë para gjumit, zbehni dritat dhe ulni aktivitetet, në mënyrë që ajo të dallojë qartë ndryshimin mes ditës dhe natës. Foshnjës i duhet pak kohë për t’u përshtatur. Është krejt normale që foshnjat të lëvizin ose të bëjnë zhurmë pasi i vendosni për gjumë. Ekspertët sugjerojnë t’i lini disa çaste për t’u qetësuar vetë, ndonjëherë një fjalë e butë ose një përkëdhelje mjafton për ta ndihmuar të rifitojë ndjenjën e sigurisë. Përveç qetësimit të dhomës dhe uljes së ndriçimit, masazhi i butë është një mënyrë shumë efektive për t’i ndihmuar foshnjat të flenë më mirë. Për më tepër, masazhi forcon lidhjen emocionale midis nënës dhe foshnjës. Mjafton të gjeni teknikën që funksionon për foshnjën tuaj dhe ta ndiqni me durim.