Sateliti ynë do të kalojë përpara Jupiterit, duke “e fshehur” nga njerëzit në Tokë


Jupiteri dhe Hëna do të luajnë “kukafshehti” pas disa orësh. Ky është një event shumë i rrallë, e sigurisht shumë i vështirë për tu parë në Tokë, por që mund të ndodhë. Pritet që fenomeni të ndodhë pas mesnatës së sotme, duke gdhirë data 15 korrik: sateliti ynë do të kalojë përpara Jupiterit, duke u fshehur nga njerëzit në Tokë. Në terma teknikë, fenomeni është quajtur “fshehje” dhe ndodh kur një trup qiellor kalon me diskun e tij përpara një trupi tjetër qiellor, duke u fshehur për një periudhë kohe. Në këtë rast, Hëna me moshë 25 ditëshe dhe e ndriçuar vetëm në 15% të diskut, do të kalojë përmes Pleiadës dhe Aldebaran, ku do të gjejë Jupiterin. Sateliti do të errësojë dy hëna të Jupiterit (Europa e Io), më pas vetë planetin dhe më pas dy hënat e tjera (Ganymede e Callisto). Fenomeni që do të zgjasë rreth treçerek ore, do të nisë rreth orës 3:20 të mëngjesit dhe do të përfundojë rreth orës 4:16. Sipas ekspertëve, momenti më i volitshëm për të vështruar qiellin do të jetë pas orës 4:08, kur pritet të nisë faza finale dhe Jupiteri e satelitët e tij do të dalin nga ku janë “fshehur” pas Hënës.


14 korrik 2012 (gazeta-Shqip.com)