Mikrobiologë, inxhinierë, matematikanë: 1500 shkencëtarë të bashkuar në një auditor në Pitsburg, ishin bërë bashkë për një konkurs shpikjesh. Ja shkencëtarët që do të ndryshojnë botën. Fituesi i kësaj gare ka zbuluar një mënyrë që identifikon kancerin në pankreas
Kureshtarë, entuziastë për çdo risi, e sidomos në ato teknologjike: këta janë gjenitë e ardhshëm të botës. Janë shumë të zotët dhe e dinë këtë gjë
Auditori i qendrës së konventës në Pitsburg gumëzhinte nga zhurmat e të pranishmëve. 1500 djem e vajza nga e gjithë bota po i gëzoheshin ditës më të bukur në jetën e tyre. Pasi filloi muzika, nga njëra anë e sallës hyri një djalosh me ngjyrë, i cili filloi të thoshte gjëra të tipit: “Qepalla! Hë si ndiheni? A jeni të emocionuar?”. Po të mos ishte për pantallonat serioze dhe këmishën e bardhë që kishte veshur, mund të ngatërrohej lehtë me një reper rruge, i cili bën të tilla shfaqje para fillimit të koncertit. Në fakt, djaloshi ishte prezantuesi i konventës dhe thirri menjëherë në skenë të ftuarin e nderit, Brian David Johnson. Edhe ai ishte një djalosh i veshur me kostum dhe kravatë. “Është futuristi i ‘Intel’!”, tha prezantuesi, duke cituar supershoqërinë e procesorëve që janë në të gjithë kompjuterët tanë. Brian priti që salla të binte në qetësi, pastaj u afrua te mikrofoni dhe thirri: “I am a geek!” (“Unë jam një gjeni”).
Por cilët janë “geek”-ët dhe çfarë po kurdisin? Janë gjenitë e rinj që kanë dalë nga dhomat e tyre, kanë fikur kompjuterët dhe tani duan të ndryshojnë botën. Mendojnë se do t’ia arrijnë qëllimit, sepse janë më të mirët. Në ç’fushë janë më të mirët? Në gjithçka që bëjnë, varet. Ata janë kureshtarë, entuziastë për çdo risi, sidomos për ato teknologjike. Kanë lindur të talentuar: për shembull “Gutenberg ishte një gjeni” sipas mjeshtrit të rrjetit Jeff Jarvis, i cili sapo i ka dedikuar një broshurë shpikësit të shtypit me karaktere të lëvizshme, duke e nxjerrë në faqe të parë, por duke e prekur me një nga simbolet e kësaj kulture: syzet me numër, me skelet të zi.
Dikur, gjenitë ishin thjesht studiues që çmendeshin pas filmave fantashkencorë. Sot, ky koncept është më i gjerë dhe përfshin të gjithë ata që kanë një pasion në kufi të fiksimit dhe përdorin një metodë shkencore ose matematikore për t’i bërë më mirë gjërat. Perfektë në metodë, optimistë për besimin e pafundmë në teknologji dhe skeptikë nga natyra në kuptimin që janë të kujdesshëm me të gjithë ata që i bëjnë gjërat keq.
Për sa i përket skepticizmit, një nga mitet e gjalla të gjenive është Ben Goldacre, autor i një rubrike shumë të famshme te “Guardian” që titullohet “Bad Science”: në praktikë ndëshkon të gjithë ata që shkruajnë përralla pseudoshkencore. Njësoj siç bën nga Zvicra, blogeri Paolo Attivissimo, i cili e quan veten “gjahtari i buajve” dhe numëron pothuajse 80 mijë ndjekës në “Twitter”. Në njëfarë mënyre, programuesit kanë gjenitë e parë: të shkruash miliona rreshta kode për të vënë në punë diçka, duhet mjeshtëri dhe besim. “Tanimë nuk ka më vetëm kompjuterë, edhe gjenitë gjenden kudo”, shpjegon Chris Anderson, drejtori i revistës “Wired”. Sipas tij, tani ka kuzhinierë gjeni, ose më saktë, ata që kërkojnë një mënyrë shkencore për gatuar më mirë si shkencëtari Nathan Myrvold, që pas punës me malarien dhe drejtimit të zhvillimit teknologjik të “Microsoft”, shkroi një libër për të shpjeguar “formulën e patateve të skuqura”; ose kopshtarë gjeni, që analizojnë çdo kufomë të tokës dhe gjejnë mjetet e reja për të rritur më mirë bimët; nuk mungojnë edhe sportistët gjeni, siç vërehet edhe në filmin “Moneyball”, ku protagonisti provon një sërë algoritmesh misterioze për të ndihmuar Brad Pitt, për ta shndërruar një skuadër basketbolli në një ushtri gati të pamposhtshme.
Në fakt, gjenitë janë shpikësit, njësoj si 1500 djemtë e vajzat që ishin javën e kaluar në Pitsburg. Ata ndodheshin aty pikërisht për “Intel International Science and Engineering Fair”, ose më saktë, ngjarja më e rëndësishme mes studentëve të shkencave dhe matematikës. Në këtë rast, nuk bëhej fjalë për një garë për të zgjidhur ekuacionet: në të vërtetë bëhej fjalë për shpikje dhe funksionimin e diçkaje që të përmirësojë botën. Siç bëri Ben Gulak, tri herë finalist i “Isef”, duke u rikthyer këtë herë si ylli i ngjarjes: prova e gjallë se çfarë mund të bëhet një gjeni i zoti. Edhe pse vetëm 17 vjeç, ka shpikur Njëshin, automjetin e parë “transformer”, që në bazë të shpejtësisë ndahet në dysh dhe ecën mbi një rrotë të vetme.
Këtë vit, çmimin “Isef” e fitoi Jack Andraka nga Crownsville, Maryland. Është një djalosh vetëm 15 vjeç, i cili prezantoi një shpikje që vetëm ta mendosh, të ngjethet mishi. Asi shpiku një lloj gjembi për të përcaktuar menjëherë, përmes gjakut ose urinës, nëse dikush ka kancer në pankreas. Sipas 1300 gjyqtarëve të garës, gjembi i Jack ka një saktësi gati 90 për qind dhe është 28 herë më i shpejtë, më pak i kushtueshëm dhe 100 herë më i ndjeshëm në krahasim me testet aktuale që gjenden në treg. Por si ka mundur një 15-vjeçar të realizojë diçka të tillë, që mund të ndihmojë në parandalimin e tumorit më vdekjeprurës që mund të ekzistojë? “Xhaxhai im vdiq nga kanceri në pankreas dhe nga mërzia u ula të studioja sesi mund ta kisha shpëtuar”, thotë djaloshi. Dhe në këtë rast, fjala magjike është “studim”.
Fituesi
Jak Andraka, 15 vjeç, fituesi i “Isef” 2012