Sipas një studimi të ri të botuar në revistën Scientific Reports, shkaku se pse vera e kuq ju jep dhimbje koke mund të jetë një antioksidant natyral, i cili ndërhyn në procesin normal të metabolizmit të alkoolit në trup. Kërkimet e mëparshme kanë treguar se vera e kuqe ka më shumë gjasa të shkaktojë dhimbje koke te njerëzit që janë të ndjeshëm ndaj alkoolit. Krahasuar me pijet e forta, verën e bardhë ose verën e gazuar, ajo është deri në tre herë më problematike se birra. Madje nuk është e nevojshme të pini shumë, dhimbjet e kokës mund të shfaqen brenda 30 minutash pas vetëm një ose dy gotash.

Për të kuptuar pse vera e kuqe provokon dhimbje koke, studiuesit analizuan rolin e kvercetinës, një flavanol që gjendet natyrshëm në shumë fruta dhe perime, përfshirë rrushin. Flavonoidet sjellin përfitime për shëndetin e zemrës dhe të trurit. Kvercetina është e njohur si antioksidant i shëndetshëm dhe madje shitet si suplement, por kur kombinohet me alkoolin mund të bëhet problematike. “Kur hyn në qarkullimin e gjakut, trupi e shndërron atë në një formë tjetër të quajtur kvercetin glukuronid,” shpjegon bashkëautori i studimit, Dr. Andrew Waterhouse, profesor në Universitetin e Kalifornisë, San Diego.

Në këtë formë, kvercetina bllokon metabolizmin e alkoolit, duke shkaktuar grumbullimin e një toksine të quajtur acetaldehid. Autorja kryesore e studimit, Dr. Apramita Devi, shpjegon: “Acetaldehidi është një toksinë e njohur, irritues që mund të shkaktojë inflamacion. Nivelet e larta të tij lidhen me skuqje, dhimbje koke dhe nauze”. Autorët dyshojnë se te disa individë kvercetina inhibon më lehtë enzimat që shpërbëjnë alkoolin, ose trupi i tyre reagon më fuqishëm ndaj akumulimit të acetaldehidit.

“Kvercetina është një antioksidant i fuqishëm dhe zakonisht konsiderohet si përbërës i dobishëm ushqimor i verës së kuqe, por ky studim sugjeron se nuk është gjithmonë kështu,” thotë dietologia e regjistruar Catherine Donelan. Ajo shton se nevojiten studime të tjera për ta konfirmuar këtë, por zbulimet janë me rëndësi të veçantë për adhuruesit e verës që shpesh vuajnë nga dhimbje koke. Studiuesit planifikojnë të testojnë teorinë e tyre tek njerëzit që zakonisht marrin dhimbje koke pas pirjes së alkoolit. “Nëse hipoteza jonë del e saktë, atëherë do të kemi mjete të reja për t’iu përgjigjur këtyre pyetjeve,” thotë Waterhouse, duke shtuar se një provë klinike është tashmë në proces.

Sasia e kvercentinës ndryshon shumë midis varieteteve të verës së kuqe, sepse ajo ndikohet nga drita e diellit. “Nëse rrushi rritet në diell të plotë, përmbajtja e kvercetinës mund të jetë katër deri në pesë herë më e lartë,” shpjegon Waterhouse. Edhe mënyra e prodhimit ndikon; koha e kontaktit me lëkurën e rrushit gjatë fermentimit, procesi i bistrimit dhe periudha e plakjes së verës. Ajo shton se edhe vetë alkooli kontribuon në dehidratim dhe dëmton sistemin tretës, kardiovaskular, imunitar dhe nervor qendror. Për më tepër, është i klasifikuar si kancerogjen, prandaj sa më pak të konsumoni, aq më i vogël është rreziku. Për të reduktuar rrezikun, Donelan sugjeron të zgjidhni verëra me përmbajtje më të ulët alkooli. Gjithashtu, pini shumë ujë dhe konsumoni një vakt të pasur me proteina dhe fibra përpara ose gjatë pirjes së verës.