Ëndrrat janë mekanizma të trurit për të përpunuar përvojat, emocionet dhe informacionet e ditës. Studiuesit pohojnë se gjatë gjumit, sidomos në fazën REM që përsëritet çdo 90 minuta, truri ruan kujtimet e rëndësishme dhe eliminon ato të panevojshme. Prandaj, ëndrrat mund të jenë si dritare të nënndërgjegjes, ku shfaqen jo vetëm dëshira dhe fantazi, por edhe frika e tensione të brendshme. Shumë njerëz kujtojnë vetëm ëndrrën e fundit të natës, ndërsa ëndrrat më intensive mbeten në mendje për një kohë të gjatë. Një ndër temat më të shpeshta janë makthet që lidhen me luftën, të cilat shpesh pasqyrojnë gjendje të brendshme të turbullta apo presionin e jashtëm.
Makthet me skena kufte janë të zakonshme te njerëzit që gjenden para vendimeve të rëndësishme, që përjetojnë stres të vazhdueshëm ose që ndihen të rrezikuar në jetën reale. Ato shpesh tregojnë për konflikte të brendshme dhe pasiguri, frikën e humbjes së kontrollit, agresivitetin e shtypur apo tensionet me të tjerët, pasqyrimin e ngjarjeve aktuale.
Të shohësh luftë simbolizon telashe të mëdha që mund të afrohen ose ndjenja të thella pasigurie. Të marrësh pjesë në luftë është paralajmërim për kujdes me shëndetin fizik ose emocional. Të shohësh veten duke u përgatitur për luftë pasqyron frikën e jetës së përditshme dhe ndjenjën se po hyni në një periudhë sfiduese. Të shohësh veten të vrarë në luftë mund të nënkuptojë plagë emocionale të së kaluarës që nuk janë shëruar ende. Të fitosh një luftë është paralajmërues i suksesit dhe forcës së brendshme, qoftë në aspektin profesional apo personal. Të shohësh një luftë botërore është simbol i ndryshimeve të mëdha në jetën tuaj, shpesh edhe shenjë e vështirësive financiare.
Të përjetosh një luftë bërthamore mund të nënkuptojë tradhti ndaj partnerit ose zbulimin e ndonjë sekreti të së kaluarës që ende ju rëndon. Psikologët thonë se ëndrrat me luftë nuk duhet të kuptohen fjalë për fjalë, por si gjuhë e nënndërgjegjes. Ato shpesh janë thirrje për t’u përballur me frikërat, për të rishikuar marrëdhëniet dhe për të gjetur më shumë qetësi e ekuilibër në jetën e përditshme.