Një studim i ri tregon se mbajtja e trurit aktiv gjatë gjithë jetës mund të ndihmojë në vonimin e sëmundjes së Alzheimerit. Aktivitetet intelektuale, si leximi, shkrimi, mësimi i gjuhëve të reja, lojërat e mendjes, zgjidhja e enigmave apo vizitat në muze, lidhen me një rrezik më të ulët për zhvillimin e demencës.

Neuropsikologia Andrea Zammit nga Rush University Medical Center në Chicago, e cila udhëhoqi studimin, shpjegon: “Këto aktivitete e rrisin aktivitetin e trurin dhe mënyrën e të menduarit, duke përdorur sisteme të ndryshme kognitive.”

Edhe për ata që nuk kanë kryer aktivitete të tilla më parë, nuk është vonë për të filluar. Mosha e mesme është një periudhë e rëndësishme për të mbrojtur shëndetin e trurit.

Studimi përfshiu rreth 2,000 të moshuar, të cilët u ndoqën për tetë vjet. Rezultatet treguan se ata që kishin angazhuar trurin më shumë gjatë jetës kishin vonuar shfaqjen e Alzheimerit për rreth pesë vjet krahasuar me ata që nuk e kishin bërë. Një koncept i quajtur “rezerva kognitive” tregon se mësimi dhe aktivitetet mendore forcojnë lidhjet nervore dhe ndihmojnë trurin të jetë më rezistent ndaj dëmtimeve që vijnë me moshën apo sëmundjet.

Ekspertët gjithashtu rekomandojnë ushtrime fizike, kontroll të presionit të gjakut, gjumë të mirë dhe vaksinime edhe në moshë të mëvonshme për të mbrojtur trurin.