Të gjithë kemi miq, apo jemi vetë ata persona, të cilët janë të turpshëm kur takohen për herë të parë me dikë.
Për të qenë të saktë, do t’i cilësonim si të matur dhe serioz. Disa janë mjaft të dyshimtë sepse krijojnë përshtypjen e gabuar! Por gjithçka ndryshon dhe bëhesh shumë miqësore dhe kur sigurohesh që je mirë me ta dhe se mund të bëhesh edhe miq! Pikërisht, këta njerëz u përkasin këtyre shenjave të Horoskopit:
Gaforrja
Gaforrja është i pari nga ky grup shenjash që duket shumë i mbyllur kur e takoni për herë të parë. Gaforrja jonë, edhe pse thellësisht shoqërore, nuk i pëlqen të ekspozohet, duke mos pasur as besimin më të vogël se jeni një person i besueshëm.
Peshirja
Peshorja ka finesë dhe hollësi në sjellje. Ai do të preferojë t’ju “presë” fillimisht dhe më pas t’i kapërcejë hezitimet e tij fillestare. Ndonjëherë, ndërkohë që ai nuk ndihet i turpshëm, ai do t’ju qëndrojë i afër, vetëm që të mos duket i pasjellshëm! E megjithatë, e vërtetë! Ai ka klasë!
Akrepi
Akrepi nuk ka nevojë për prezantime: ai do të vazhdojë të shikojë dhe të dëgjojë, ju do të mendoni se është budalla, por nuk është e vërtetë! Fillimisht merr pulsin e situatës, e më pas… çmendet!
Bricjapi
Së fundi, edhe Bricjapi ndjek taktikat e Akrepit, të kombinuara me diçka nga Peshorja: nga njëra anë, nuk dëshiron të ekspozohet në mënyrë të shëmtuar dhe jo elegante, dhe nga ana tjetër, nuk dëshiron të hapë letrat dhe të tregojë karakterin e tij, përpara se të njoh të gjithë situatën.