Katër djem 6-vjeçarë të lindur në të njëjtën kohë nga e njëjta nënë, pra katërnjakë, nga Shenzhen në jug të Kinës, janë aq identikë, sa është e pamundur për të tjerët t’i dallojnë nga njeri-tjetri, përveç nënës së tyre.


Pak ditë më parë vogëlushët kanë filluar shkollën, dhe prindërit e tyre, për t’ua lehtësuar punën mësueseve dhe shokëve të tjerë të klasë së katërnjakëve, kanë vendosur që t’i bëjnë të dallueshëm duke i shënjuar me nga një numër, nga 1 në 4, të cilët i kanë ‘dizajnuar’ në kokat e vogëlushëve përmes një modeli shumë të veçantë flokësh.



Dhe sigurisht, që ky është një lehtësim për mësuesit, të cilët tanimë mund t’u thërrasin me numra dhe jo me emra, duke qenë se është e pamundur t’i diferencosh.

8 shtator 2012 (gazeta-Shqip.com)