I ftuar në emisionin “Vitality Vibes” në Top Albania Radio në episodin e parë të sezonit të tretë me Ilvi Begollin ka qenë Dritan Todhe, kirurg dhe ortoped. Ata kanë diskutuar dhe kanë shpjeguar me detaje gjithçka që pacientët duhet të dinë në lidhje me injeksionet që bëhen në kyçe ose në kockë. Kanë analizuar gjithashtu edhe faktorët që ndikojnë dhe çfarë shkaktojnë gjilpërat kortizonike tek kockat dhe pse duhet që gjithmonë të jemi të kujdesshëm…
Ortopedia është gjeneza e të gjitha këtyre injeksioneve, acidet hialuronike dhe çuditërisht edhe botoksi, të cilin e kemi pas përdorur ne para shumë vitesh që në kohën e komunizmit. Që atëherë është përdorur botoksi, për të çliruar kontrakturat. Është e vjetër historia e botoksit. Oksigjenoterapia, PRP-ja dhe shumë injeksione të tjera, të gjitha kanë filluar me ortopedinë. Më pas dermokozmetika gjen thujase të gatshme mënyrat, sistemet e ngritura dhe i përdor sigurisht edhe për përfitimet e veta padiskutim.