Një grua që frikësohet nga merimangat, ka ndarë historinë në rrjete sociale se si fle në një tendë në shtratin e saj, për t’u mbrojtur nga merimangat. Estella Kyriacou, 25 vjeçe, u tmerrua kur pa një merimangë në dhomë në banesën e saj në Clapham, Londër, vitin e kaluar.

Ajo u zhvendos në një dhomë tjetër me shokun e saj të banesës, Imogen Clarke, 26 vjeç, për një kohë për të shmangur grabitqaren. Pasi mori guximin për t’u kthyer në dhomën e saj të gjumit, ajo mori masa drastike.

Vendosi një tendë mbi shtrat për të parandaluar hyrjen e ndonjë insekti. Tani ajo po fle në tendë për katër muaj dhe nuk ka plane të ndalojë. “Unë nuk kam parë asnjë merimangë që nga përdorimi i tendës. Unë dhe Imogen kemi të dy shumë frikë nga merimangat”-shtoi ajo.