Ankandi
Një kitarë me të cilën kanë luajtur John Lennon dhe George Harrison te “Beatles” u shit për 408 mijë dollarë në një ankand. Instrumenti i prodhuar me porosi në vitin 1966 nga kompania VOX, u ble nga një amerikan i paidentifikuar në Nju Jork.
Harrison luajti me të në këngën “I Am The Walrus”, në skenë në turneun Misteri Magjik më 1967-n. Lennon e përdori atë në një video për këngën Hello, Goodbye më vonë atë vit.
Kompania e ankandeve “Julien” tha se kitara kapërceu vlerën e parashikuar prej rreth 200-300 mijë dollarësh. Pasi luajti me atë kitarë, Lennon ia dha si dhuratë për ditëlindjen e 25-të Alexix Mardas, një anëtar i rrethit të afërt të bandës “Beatles” në vitet 1960.
Një pllakë pas kitarës përmban edhe dedikimin e dhurimit. Mardas e shiti instrumentin në vitin 2004.