Një grua ka ndërruar jetë për shkak të konsumimit të një sasie të madhe uji, gjatë një dite me temperatura të larta.
Ashley Summer, 35-vjeç, ka qënë duke shijuar disa pushime me familjen e saj por fatkeqësisht këto pushime kanë qënë fatale për të.
Në ditën e fundit të udhëtimit, e cila shënonte temperatura të larta, Ashley është ndjerë e dehidratuar dhe kështu ajo ka vendosur të konsumojë rreth 2 litra ujë brenda 20 minutash.
Pas konsumimit të ujit, ajo filloi të kishte dhimbje koke dhe teksa ka mbërritur në shtëpi, ajo ka humbur ndjenjat në garazhin e shtëpisë së saj.
Familja ka telefonuar menjëherë ambulancën, por fatkeqësisht ajo kishte ndërruar jetë.
Doktorët e “University Health Arnett Hospital” kanë deklaruar si shkak të vdekjes, toksikimin nga uji, i cili ndodh për shkak të sasisë së madhe të ujit në trup dhe sasisë së vogël të sodiumit.