Eftuar në emisionin “Pardon My French” ka qenë astrologia Denisa Shyle, e cila ka bërë një parashikim të detajuar për 12 shenjat e horoskopit gjatë sezonit të verës. Ajo ka zbuluar se cilat janë ngjarjet më të rëndësishme astrologjike që do të ndikojnë në jetën e secilës shenjë, duke u ndalur te çështjet e dashurisë, financave, familjes dhe karrierës. Çfarë rezervojnë yjet për muajt në vijim? Denisa i analizoi të gjitha në detaje.
Demi
Shenja e Demit në këto momente ka pak kriza, në marrëdhëniet familjare, te vendi i punës sepse mund të duan që të ndryshojnë por që nuk po gjejnë elementët e duhur dhe vendin e duhur. Krizë po ashtu edhe në marrëdhëniet që kanë me partnerin e tyre. Është krijuar një katërkëndësh në këto momente te shenjat fikse dhe kjo sjell shumë sfida në jetën tonë, por këto sfida krijohen që ne të gjejmë rrugën tonë të vërtetë, mbyllim disa cikle karmike dhe falë kësaj kemi mundësinë që të krijojmë diçka të re. Për shenjën e Demit të gjitha këto po ndodhin për të rregulluar stabilitetin brenda shtëpisë dhe për të krijuar dinamika të reja dhe për ata që nuk kanë ende partner, të gjejnë partnerin e tyre të jetës.
