E ftuar në “Live From Tirana” ka qenë astrologia Elena Demollari. Ajo ka lexuar letrat tarot duke parashikuar se si do të jetë muaji gusht për secilën shenjë të horoskopit…

Demi

Për muajin gusht, Demi duhet të ketë kujdes nëse ka patur një lidhje ndahu-bashkohu. Mund të jenë shumë zemërthyer në lidhjen e tyre të dashurisë, mund të jenë shumë zemërplagusur nga persona të tretë. Në një vendimmarrje do marrin një vendim. Duhet të kenë kujdes me persona që nuk shohin drejtimet e tyre, pjesërisht kanë të bëjnë me tradhtinë dhe pjesën e spiunazhit. Çdo gjëje do i dalin furishëm. Do kenë pak lëvizja nga ana financiare, do kenë një ulje të financës, por në përgjithësi do jenë mirë. Mërkuri mund të japë pak rëndesë psikologjike, por përsëri do e kapin situatën në dorë. Duhet të kenë kujdes në pjesën e dashurisë, sepse mund të përfundojnë në divorc ose në ndarje, ose mund të jenë shumë zemërthyer në muajin gusht. Demi duhet të ketë kujdes në lidhje me punën, dashurinë, me fatin, me biznesin dhe në pjesën e ortakëve të tyre. Pjesërisht do kenë sfida në muajin gusht, por përgjithësisht do dalin të fituar. /TAR/