Dashi duhet të ruajë qetësinë dhe të shmangë debatet impulsive.

Akrepi të mos e mbingarkojë veten me përgjegjësi të tepërta.

Ujori të menaxhojë me kujdes financat dhe të ruajë energjinë.

Këto tre shenja kanë nevojë për durim, organizim dhe vetëkontroll gjatë javës. Nëse arrijnë të qëndrojnë të qetë dhe të mos i dorëzohen lodhjes apo nervozizmit, do ta përfundojnë javën me fitime të vogla, por të qëndrueshme

Për disa shenja, yjet paralajmërojnë vonesa, keqkuptime dhe lodhje psikofizike që mund të ndikojnë si në marrëdhënie, ashtu edhe në punë.

Dashi, Akrepi dhe Ujori janë ata që duhet të tregojnë kujdes të veçantë në ditët që vijnë.

Dashi – Lodhje, nxitim dhe tensione të fshehura

Kjo është një javë që kërkon durim dhe kujdes në komunikim. Në dashuri, mund të ketë përplasje me partnerin për shkak të keqkuptimeve ose pritshmërive të paplotësuara. Nuk është momenti për të ngritur zërin apo për të kërkuar zgjidhje të menjëhershme – është më mirë të lësh kohën të zbusë emocionet.

Në punë, disa projekte kërkojnë më shumë kohë dhe përpjekje sesa kishe parashikuar. Mund të ndihesh i mbingarkuar ose i padëgjuar nga të tjerët. Megjithatë, çdo pengesë mund të kthehet në mësim nëse arrin të ruash qetësinë dhe përqendrimin.

Në shëndet, kujdes me stresin dhe lodhjen fizike. Trupi kërkon pushim, dhe nëse e shpërfill, mund të ndjesh dobësi ose pagjumësi.

Këshilla: Mos vepro me nxitim. Reflekto, merr frymë dhe lëre javën të kalojë pa u përfshirë në konflikte të kota.

Akrepi – Ngarkesë emocionale dhe stres profesional

Yjet tregojnë një javë me ulje-ngritje, ku ndjenjat dhe detyrimet mund të bëhen të rënda për t’u mbajtur. Në dashuri, ndjeshmëria e tepërt mund të sjellë keqkuptime. Edhe çështjet familjare apo shtëpiake mund të të lodhin. Mos i marrësh përsipër të gjitha përgjegjësitë – ndaje barrën dhe kërko ndihmë.

Në punë, ka shumë lëvizje, ndryshime apo detyra që kërkojnë vëmendje të madhe. Mund të jesh nën presion për shkak të afateve apo përgjegjësive të reja. Yjet të këshillojnë të ruash kthjelltësinë dhe të dallosh qartë kufirin mes detyrave të tua dhe atyre të të tjerëve.

Në shëndet, lodhja nervore është e pranishme. Mërkuri dhe Marsi mund të shkaktojnë tensione që ndihen në trup. Fundjava sjell lehtësim, ndaj rezervo pak kohë për qetësi dhe frymëzim.

Këshilla: Mos e ngarko veten me gjithçka. Jep përparësi qetësisë mendore dhe mos reago menjëherë ndaj çdo provokimi.

Ujori – Luhatje emocionale dhe tensione financiare

Për Ujorin, kjo javë është e përzier: nga njëra anë dashuria përmirësohet, por nga ana tjetër stresi praktik e financiar mund të ndikojë negativisht.

Në dashuri, ditët 22 dhe 23 janë delikate – mund të lindin kontradikta për çështje të vogla, sidomos në çiftet që kanë pasur distanca së fundmi. Për beqarët, njohjet e reja janë të mundshme, por kërkojnë durim dhe realizëm.

Në punë, mund të ketë ndryshime të papritura ose tensione në bashkëpunime. Kujdes me paratë dhe shpenzimet: mos merr vendime të nxituara financiare. Kjo është një periudhë ku duhet të mbyllësh çështjet e mbetura pezull dhe të pastrosh kontaktet e padobishme.

Në shëndet, energjia është e paqëndrueshme, sidomos në fillim të javës. Pushimi dhe organizimi i mirë janë të domosdoshëm për të shmangur rraskapitjen.

Këshilla: Mos u ngut të ndryshosh gjithçka menjëherë. Një qasje më e matur do të të ndihmojë të ruash ekuilibrin dhe të përballosh me sukses çdo pasiguri.