E ftuar në emisionin “Vitality Vibes” këtë javë me Ilvi Begollin ka qenë Dr. Alkerta Ibranji, alergologe-imunologe për të diskutuar më shumë në lidhje me alergjitë që tani me ndryshimin e stinës dhe me ardhjen e dimrit që prekin shumë njerëz dhe jo vetëm kaq…
Tani që temperaturat janë ulur dhe i ftohti ka ‘trokitur’, ne kemi dëgjuar për ‘cold urticaria’ një acarim i lëkurës nga i ftohti. Ndër alergjitë e rralla për të cilat foli Dr. Ibranji gjatë intervistës dhe shpjegoi se është një patologji që aktivizohet sapo lëkura vihet në kontakt me temperatura të ulëta. Doktoresha shpjegoi se tek këta pacientë edhe një shëtitje në erë të ftohtë, prekja e ujit të ftohtë apo një ndryshim i menjëhershëm temperature mund të provokojë skuqje, ënjtje, urtikarie dhe në raste më të rënda deri në anafilaksi ose në zbulimin e HIV-AIDS.
Alergjia është një oqean simptomash. Urtikaria nga i ftohti është një fenomen që nu ndodh rëndom, nuk ndodh shpesh ama tek ata pacientë që ndodh më beso që është një tmerr i vërtetë pasi në pjesët që ekspozohet trupi me të ftohtin. Tek vendi ku fryn e ftohta zhvillohet një urtikarie, e cila mund të marrë përmasa edhe tek zonat që mund të jetë mbuluar, por në përgjithësi ky është një fenomen që vetëkufizohet. Kur ndodh një fenomen i tillë ne patjetër kërkojmë disa sëmundje të tjera që mund të jenë si shkaku që fshihet në këtë organizëm dhe e tregon veten nëpërmjet urtikaries nga i ftohti. Këto mund të jenë ose probleme të gjakut ose probleme virale. Për shembull te pacientët me HIV – AIDS, ne kur shikojmë një urtikarie nga i ftohti, e dyshojmë dhe potencialisht e fusim tek lista e dyshuar për një infeksion HIV-AIDS. Pa e ditur pacienti që është infektuar.
