Arkeologët në Gjermani kanë zbuluar disa nga provat më të hershme të përdorimit të veshjeve nga njerëzit e parë.

Sipas zbulimit, ata sugjerojnë se njerëzit janë mbuluar fillimisht me lëkurën e kafshëve që ata vrisnin gjatë gjuetisë. Pavarësisht këtyre të dhënave, shumë pak dihet në të vërtetë për mënyrën se si njerëzit e hershëm i mbijetuan dimrave të ashpër.

Leshi, lëkura dhe materialet e tjera organike zakonisht nuk ruhen më shumë se 100,000 vjet, që do të thotë se provat e drejtpërdrejta të veshjeve parahistorike janë të pakta.

Një ndër materialet më të përdorura dyshohet se ka qenë gëzofi i arinjve të shpellave, të cilët ishin kafshë të mëdha, që u zhdukën rreth 25,000 vjet më parë. Gëzofi i tyre ka qime të gjata që formojnë një shtresë mbrojtëse të ajrosur dhe qime të shkurtra e të dendura që ofrojnë izolim të mirë, pra ishin të përshtatshme për të bërë veshje, sipas studimit të botuar në Journal Of Human Evolution.