Ju e keni zemrën të thyer, por e dini se duhet të filloni përsëri: zbuloni se si të gjeni forcën për të filluar sërish


Fundi i një dashurie është një nga ngjarjet më të dhimbshme që mund të ndodhin. Për fat të keq, herët a vonë, kjo ndodh me të gjithë (ose pothuajse): edhe nëse në fillim dhimbja duket e pamundur të kapërcehet, realiteti na mëson se mund të mbijetojmë. Gjëja e rëndësishme është të dalësh prej saj në mënyrën më të mirë dhe në kohën më të shkurtër të mundshme. Ka disa truke që mund të vihen në zbatim për të vuajtur më pak dhe për kapërcimin e kësaj gjendjeje.


1- Procesi i zisë – Kohët e para pas braktisjes janë më të vështirat. Humbja e të dashurit, në çfarëdo mënyre që ka ndodhur, është shumë e dhimbshme. Nëse ishte ai që ju la ose ju bëri në një pozitë që të mos toleroni më marrëdhënien, ose që ju tradhtoi, rezultati nuk ndryshon: të qenit vetëm është një dhimbje e madhe. Le t’i japim kohë vetes për t’u përballur me situatën dhe për ta marrë veten sepse bëhet fjalë për një zi në të gjitha aspektet. Ndonjëherë ndarja e dhimbjes me një person tjetër, një mike zemre ose me një anëtar të familjes, mund të ndihmojë. Por kini kujdes që të mos e transformoni supin, në të cilin të qani për një kohë në një vend ku mund të qani pa kufi për këtë dhimbje. I lejoni vetes të qani, por pastaj vazhdoni të jetoni.


2- Bëhuni të vetëdijshëm për gjendjen – Përse historia juaj mbaroi? Një analizë objektive dhe e paanshme e arsyeve që shënuan fundin e marrëdhënies është e domosdoshme dhe e pashmangshme. Filloni të analizoni arsyet që ju bënë të bini në dashuri, të reflektoni mbi atë se cilat ishin pritjet tuaja dhe cilat janë arsyet pse historia nuk ka funksionuar. Mos e fajësoni vetveten, por mos hiqni dorë nga përgjegjësitë tuaja: pranoni pjesën tuaj të fajit dhe përpiquni të kuptoni arsyet e ish-it tuaj.


3- Mos përfshini njerëz të tjerë – Nga njëra anë është mirë dhe e drejtë të kërkoni miq dhe aleatë për të kapërcyer ankthin dhe stresin e fundit të marrëdhënies, por është po aq e gabuar që të përfshini, për shembull, anëtarët e familjes dhe miqtë e ngushtë të tij dhe, mbi të gjitha , fëmijët nëse keni pasur. Kundërshtimet nuk shërbejnë për asgjë, vetëm e shumëfishojnë dhimbjen.


4- Respektoni privatësinë e tij dhe… – Shmangni publikimin e aspekteve më personale të ndarjes, mos abuzoni me rrjetet sociale, shmangni fushatat dhe injektimet publike. Hidhërimi për fundin e një historie duhet të mbizotërojë mbi dëshirën për hakmarrje dhe “ta bëjë atë të paguajë”. Nga kjo lloj hakmarrjeje zakonisht merret pak kënaqësi dhe asnjë ngushëllim për dhimbjen. Jini të respektueshëm dhe kërkoni të njëjtin respekt ndaj jush.


5- Mësoni ta vlerësoni veten për atë që jeni – Mos lejoni që fundi i një dashurie të shkatërrojë vetëvlerësimin tuaj: nuk ka asgjë të keqe me ju, gabimi ishte në lidhje me atë person. Nëse merrni një pjesë të përgjegjësisë, analizoni faktet për të mësuar nga gabimet tuaja (dhe mos i përsërisni ato).


6- Duajeni veten –  Kini të njëjtën dashamirësi ndaj vetes ashtu siç keni për një person që doni dhe ndodhet në të njëjtën gjendje. Kini dhembshuri për veten, kënaquni me ndonjë përkëdhelje (për shembull me ndonjë dhuratë të vogël ose kënaqësi tjetër), i jepni vetes disa momente zbavitjeje të veçantë. Masa e vetme paraprake: mos abuzoni me ushqimin ngushëllues: ju jep lehtësim të përkohshëm dhe ju shëndosh tmerrësisht shumë.


7- Mbylle me të kaluarën – e lini të qetë ish-in tuaj: mos e torturoni me mesazhe, telefonata apo surpriza. Ka marrë fund: sa më shpejt ta arsyetoni këtë, aq më shpejt do marrë fund vuajtja. Dhe nëse xhelozia dhe pendimi ju mundojnë, bëni gjithçka që mundeni për të shpërqendur mendjen tuaj: frekuentoni miqtë (më mirë nëse nuk është shoqëri e përbashkët), filloni një hobi të ri apo rifilloni ndonjë aktivitet që e keni dashur, por që me kalimin e kohës e keni lënë pas dore.


8- Merruni me sport – Nuk ka asgjë më të mirë se aktiviteti fizik për lirimin e stresit, shkëputjen e mendjes dhe për të liruar hormonet e humorit të mirë. Tensioni i shëndetshëm fizik do t’ju ndihmojë gjithashtu për të pushuar më mirë dhe për ta bërë trupin tuaj më të dendur dhe më tërheqës. Frekuentimi i palestrës ose shkuarja në park mund t’ju japë gjithashtu mundësinë për takime të reja.


9- Qesh – E qeshura është një ilaç i vërtetë dhe është e mundur të qeshni edhe kur po përjetoni një dhimbje. Emocionet pozitive janë një burim i madh për të filluar përsëri. Mos hiqni dorë nga gjetja e anëve komike (ose qesharake) të historisë së sapopërfunduar: një vetë-ironi e shëndetshme mund të jetë më e mirë se një ilaç.


10- Dhe herën tjetër … – Mos e mbushni boshllëkun me një histori që nuk ia vlen, vetëm për të hequr dhimbjen. Historitë afatshkurtra përfundojnë zakonisht me një zhgënjim të ri. Prisni me durim të jeni gati dhe ndërkohë, mësoni të doni dhe të kujdeseni për veten: zakonisht është mënyra më e mirë për t’u përgatitur për të dashur një tjetër dhe për t’u kujdesur për të.