Ndërsa shumë ndihen të lodhur nga ngjarjet e fundit, ka nga ata që sot ndihen më të qartë, më të motivuar dhe më të hapur ndaj dashurisë, ideve të reja dhe transformimeve personale.
3 shenjat më me fat të ditës:
Binjakët – Gati për një fillim të ri plot energji
Fati i ditës: ⭐⭐⭐⭐⭐
Sot është një nga ditët më premtuese të verës për ty. Edhe pse Venusi është larguar nga shenja jote, Marsi është gati të të përqafojë duke të dhënë një dozë të fortë kurajoje dhe iniciative. Je në një fazë ku çdo ide mund të shndërrohet në një projekt konkret dhe çdo eksperiment të sjellë një mësim të vlefshëm.
Në planin profesional je plot vizione: po mendon për ndryshime, për zgjidhje kreative, për të dalë nga rutina. Energjia mendore është në maksimum – edhe në ditë pushimesh, ti mendon si të përmirësosh jetën tënde.
Në dashuri, atmosfera është më lozonjare, më e shpenguar. Lidhjet e forta do të lulëzojnë, ndërsa beqarët janë të gatshëm për aventura të lehta, pa pritshmëri, por me shumë ndjenja pozitive. Është koha ideale për të besuar më shumë tek vetja dhe për të marrë guximin të thuash “po” ndaj diçkaje që zakonisht do ta mendoje dy herë.
Akrepi – Magnetizëm dhe qartësi emocionale
Fati i ditës: ⭐⭐⭐⭐⭐
Hëna sot ndodhet në shenjën tënde dhe krijon një aspekt të mrekullueshëm me Venusin – një kombinim i rrallë që sjell energji të pastër emocionale, qartësi mendore dhe një karizëm të parezistueshëm.
Ti je një nga ata që di të përballet me çdo situatë me instinkt dhe thellësi, por sot ke edhe lehtësinë për të shijuar momentin.
Në dashuri, zemra ngrohet – edhe ata që kanë kaluar ndarje ose pasiguri do ndiejnë një dëshirë të fortë për të dashuruar sërish. Në fundjavë mund të ndodhin takime që ndryshojnë drejtimin e një ndjenje, apo që risjellin në jetë emocione të harruara. Beqarët mund të marrin mesazhe ose ftesa që i nxjerrin nga rutina.
Në punë, megjithëse ka ende një sfidë të hapur, po ndihesh më i/e fortë dhe më i/e qetë. Është koha për të marrë frymë dhe për të përdorur forcën tënde të brendshme – sepse kur Akrepi ndjehet mirë me veten, askush nuk mund ta ndalë. Edhe një ëndërr parashikuese mund të të japë një mesazh të rëndësishëm këto ditë!
Peshqit – Shpirti rilind, zemra rreh fort
Fati i ditës: ⭐⭐⭐⭐½
Sot, me Hënën në trigone dhe Venusin në aspekt të përkryer, je në kulmin e ndjeshmërisë dhe frymëzimit. Ëndrrat që ke pasur mbrëmë, sinjalet që merr gjatë ditës, mesazhet që të duken të vogla – të gjitha kanë një kuptim më të thellë. Ti je një nga shenjat që ndjen më shumë se flet, dhe sot ke kapacitetin ta shprehësh këtë me delikatesë.
Në dashuri, ndjenjat janë të thella, të pastra dhe gati për t’u ndarë me dikë që të kupton. Nëse je në një marrëdhënie, ky është një moment për të ndërtuar më shumë afërsi. Nëse je beqar, jeta po të përgatit për një takim që do të të hapë horizonte të reja shpirtërore.
Në punë dhe projekte krijuese, gjithçka që del nga zemra jote sot ka potencial të prekë të tjerët. Mos harro se ndjeshmëria jote është talent – përdore. Është dita ideale për të rifituar besimin tek vetja, për të kujtuar se edhe pas një periudhe të lodhshme, gjithmonë vjen rilindja. Mos e moho asnjë ndjenjë – për ty, ato janë udhërrëfyesi më i mirë.
3 shenjat që duhet të bëjnë sytë katër:
Ujori – Kujdes me tensionet e papritura
Përballje me të shkuarën dhe pasiguri financiare, vlerësimi i ditës: ⭐⭐½
Ka një ndjesi të çuditshme në ajër – si një valë që rikthen situata të pakëndshme nga e kaluara. Ngjarjet e datës 25 dhe 26 korrik mund të reflektohen sot sërish, veçanërisht në marrëdhënie personale apo çështje financiare. Ndoshta ndihesh i mbërthyer në një cikël të pakëndshëm, ku ndjen se të drejtat të janë shkelur ose se s’të respektojnë sa duhet.
Në dashuri, mund të ndjesh mungesë lirie ose presion të fshehtë. Në punë, shtyrje të marrëveshjeve ose pagesave mund të shkaktojnë nervozizëm. Është thelbësore të ruash qetësinë dhe të mos lejojsh që emocionet të shpërthejnë në mënyrë të paarsyeshme.
E diela do të jetë më e qetë, por sot e nesër ec me kujdes, mos u nxit për përgjigje, shmang polemikat dhe kujdes me shpenzimet. Mos harro – jo çdo betejë ia vlen të luftohet.
Peshorja – E lodhur nga përgjegjësitë e pambarimta
Nevoja për pastrim emocional dhe një pauzë të thellë, vlerësimi i ditës: ⭐⭐
Yjet sot sillen si një trajner që të kërkon të japësh maksimumin, edhe pse ti ndihesh i/e lodhur. Kjo ndjesi ngarkese vjen jo vetëm nga puna, por edhe nga njerëzit përreth që nuk kanë treguar mirënjohje për gjithçka që ke bërë. Ndoshta ke prerë lidhje me dikë, ke ndryshuar ambient ose marrë vendime të vështira – por të domosdoshme.
Në dashuri ka pasiguri. Mungesa e pranisë, edhe për arsye pune, mund të krijojë boshllëk. Edhe në jetën personale të duhet të thuash “boll” ndaj atyre që të kanë zhgënjyer. Megjithatë, rreziku është që tani të ndiesh lodhje emocionale, mërzitje, apo një nevojë të thellë për drejtësi që askush s’ta ofron.
Mos harro: nuk është dita për të rregulluar gjithçka, por për të pushuar, reflektuar dhe vendosur një ritëm të ri. Një hap i vogël, një fjalë më pak, një buzëqeshje më shumë mund të bëjnë ndryshimin.
Bricjapi – I lodhur, por nuk pranon të ndalet
Presion i madh në punë dhe tension në dashuri, vlerësimi i ditës: ⭐⭐
Duke qenë një nga shenjat më punëtore dhe më të qëndrueshme, je mësuar të mos ankohesh dhe të mbash gjithçka nën kontroll. Por sot edhe ti ndien një lodhje që po të rëndon fizikisht dhe emocionalisht. Fundi i korrikut ishte sfidues, dhe shumë projekte mbeten të papërfunduara. Edhe në gusht presioni s’po bie.
Në dashuri, Venusi në kundërshtim sjell pasiguri. Frika për të humbur qetësinë apo për të mos qenë i/e kuptuar mund të krijojë ankth. Kërkon hapësirë, por nuk po e komunikon siç duhet. Edhe në punë, sidomos për ata në sektorë të ngarkuar si turizmi apo administrata, ndihesh i/e lodhur dhe i/e ndjekur nga afatet.
Sot është dita për të kërkuar ndihmë në vend që të luftosh vetëm. Nëse nuk merr frymë sot, rrezikon të shpërthesh nesër. Jepi vetes të drejtën për pushim – edhe malet më të larta pushojnë nën borë për një stinë.