Ndryshon trendi i martesave për italianët: në vitin 2026 preferohen martesat intime në ambiente të hapura

Janë larguar tashmë kohët kur martesa përfaqësonte “festën më të madhe” të jetës së secilit prej nesh. Dasmat e mëdha dhe luksoze si në filmat hollywood-ianë janë tashmë kujtime të largëta. Në vend të tyre, çiftet e reja italiane kanë vendosur të ri-dimensionojnë “ditën e madhe”. Sipas raportit të prodhuar nga ProntoPro, marketplace referencë në Itali për shërbimet profesionale, martesat italiane të vitit 2026 do të jenë më intime se kurrë. Ky është fenomeni i microwedding: pak të ftuar, vëmendje maksimale për mirëqenien e mysafirëve dhe vende “të gjelbra” në çdo aspekt.

Lista e të ftuarve
Dallohen trendet: një në dy çifte të sapomartuara preferon një ceremoni me më pak se 50 të ftuar. Kjo është zgjidhja më e zgjedhur, me një përqindje prej 27%. Pasojnë martesat me 30 të ftuar ose më pak (21%), duke zënë vendin e dytë dhe duke tejkaluar me një pikë përqindjeje martesat me të paktën 80 të ftuar (20%). Në vendin e katërt janë festimet me më shumë se 100 të ftuar (18%). Numri i fëmijëve të ftuar gjithashtu ulet ndjeshëm: 47% e çifteve (gati një në dy) ftojnë maksimumi dhjetë fëmijë. Shkak për këtë është edhe ulja e shërbimeve për të vegjëlit, si grimieri për fëmijë. Rriten, megjithatë, aktivitetet në grup.

Vendi i ceremonisë
Zgjedhja e vendit për ditën e madhe të italianëve bie mbi ambientet e gjelbra: kopshtet, parkët, agroturizmat. Natyra bëhet skenografia më e zgjedhur nga çiftet e reja: 26% zgjedhin restorante dhe agroturizma, duke tejkaluar vilat që bien në 25,5%. Kopshtet dhe parkët arrijnë në 22%.

Shërbimet
Fotografi konsiderohet një element i pazëvendësueshëm për të ruajtur kujtimet e ditës së çiftit. Ky shërbim është më i kërkuari ndër të gjitha për martesën, duke shënuar një rritje prej 21%. Rriten gjithashtu kërkesat për shërbimin e catering-ut (+56%), duke preferuar zgjidhje me çmim mesatar (zgjedhja e 62% të çifteve), ndërsa opsioni me çmim të ulët bie në 20%, dhe ai premium qëndron në 16%. Më pas, shërbimet më të kërkuara janë violinisti (+25%), video-makeri (+19%) dhe dekorimi (+18%). Të dhënat konfirmojnë idenë se atmosfera dhe krijimi i kujtimeve të përbashkëta janë prioritet për ata që thonë “po”. Mbyllin listën shërbimet e muzikës dhe DJ (+13%), wedding planner (+12%), makijazh dhe qira automjeti (+10%).

Dallimet mes Veriut dhe Jugut
Në veri preferohen martesat intime dhe me pak të ftuar, ndërsa në jug tradita e dasmave të mëdha përpiqet të mbijetojë. Napoli është provinca e vetme në Itali ku shifra e 80 të ftuarve tejkalon atë të 50 të ftuarve. Në Torino regjistrohet përqindja më e lartë e riteve civile (30%), ndërsa qyteti kampanial mban gjallë ceremoninë fetare (65%).