Konsumimi i lëngut të turshive është bërë veçanërisht popullor vitet e fundit. Nutricionistja Julia Zumpano tha për Fox News Digital se ajo rekomandon lëngun e turshive për hidratim të shpejtë. “Është i pasur me natrium dhe është një burim i mirë i kaliumit dhe magnezit, elektrolite që humbasin gjatë ushtrimeve të forta ose djersitjes intensive”-tha eksertja, duke shtuar se kontrollon nivelet e sheqerit në gjak dhe mund të jetë i dobishëm në humbjen e peshës.

Lëngu i turshive të laktofermentuara, i cili i nënshtrohet një procesi fermentimi në ujë të kripur, mund të jetë gjithashtu i dobishëm për shëndetin e zorrëve. Zumpano i paralajmëroi njerëzit që duhet të kufizojnë marrjen e natriumit që të mos e pinë atë gjithsesi. Doktori Will Haas nuk e rekomandon lëngun e turshive si një metodë të rregullt hidratimi.

Lëngu i turshive ofron një dozë të shpejtë natriumi, i cili mund të ndihmojë pas djersitjes së madhe, por nuk është diçka që zakonisht e rekomandoj. Për hidratim më të plotë dhe efikas, preferoj pluhurat e elektroliteve që përmbajnë natrium, kalium, magnez dhe pak glukozë për të përmirësuar thithjen dhe ekuilibrin e lëngjeve.