E ftuar në emisionin “Pardon My French” ka qenë astrologia Denisa Shyle, e cila ka bërë një parashikim të detajuar për 12 shenjat e horoskopit gjatë sezonit të verës. Ajo ka zbuluar se cilat janë ngjarjet më të rëndësishme astrologjike që do të ndikojnë në jetën e secilës shenjë, duke u ndalur te çështjet e dashurisë, financave, familjes dhe karrierës. Çfarë rezervojnë yjet për muajt në vijim? Denisa i analizoi të gjitha në detaje.

Virgjëresha

Do të arrinë që të na tregojnë disa detaje që ne i kemi të pamundur për t’i vënë re. Na mbështesin vërtet shumë. Kjo periudha negative për këtë shenjë do të mbarojë fiks në datën 18 Gusht. Pas kësaj do të largohet nyja jugore e hënës, e cila na sjell probleme dhe sfida në jetën tonë. Do të largohet dhe do të kalojë te shenja e Luanit. Për Virgjëreshën do hymë në periudhën ku mësimet i kemi marrë dhe do të futemi te zbatimi. Për këtë arsye edhe sistemi, bota dhe Zoti i ndihmon në mënyrë që ta arrijnë këtë. Ndikime më të mëdha dhe pozitive që kemi në këto momente te shenja e Virgjëreshës do të jenë në lidhje me realizimin e ëndrrave dhe qëllimeve të tyre. Kjo është deri në datën 18 dhe do t’i këshilloja ta përdorin pas kësaj do e kemi të përcaktuar nëse duhet ta zmadhojmë më tepër nëse jo do të na duhet që të ndryshojmë komplet drejtim prandaj të jemi shumë të kujdesshëm. Është e vlefshme si në çështjet sentimentale por më tepër në këto momente do të kemi ndryshime në lidhje me karrierën. Për këtë shenjë kjo do të thotë se ata kanë mundësinë që të gjejnë atë çfarë i bën më të lumtur. Nëse dëshironi të ndryshoni është fantastike si periudhë. Marrin një ndihmë shumë të madhe sepse kanë vuajtur shumë dhe kjo do të thotë se në këto momente kanë mundësi që të ndryshojnë. 

Sa i përket çështjeve sentimentale sidomos shenja e Virgjëreshës që ka pasur lidhje problematike në të shkuarën dhe është aktualisht në atë lidhje problematike ose nëse ka një kohë të gjatë që nuk është në një lidhje është në fazën e rilindjes ku gjen personin e tij të jetës dhe me të cilin ndihet mirë. E mbyll lidhjen toksike, nuk ka mundësi që të vazhdojë.