Shkencëtarët kanë identifikuar lloje specifike të baktereve që gjenden në numër më të madh te njerëzit me autizëm. Çrregullimi i spektrit të autizmit ASD është një gjendje neurozhvillimore e karakterizuar nga reduktimi i komunikimit social dhe sjelljeve të përsëritura. Studiuesit nga Azrieli Faculty of Medicine of Bar-Ilan University në Izrael tani kanë identifikuar një lidhje të mundshme midis ASD dhe përbërjes së mikrobiomës së zorrëve.
Studiuesit analizuan diversitetin e mikrobiomës së zorrëve në një grup izraelit prej 96 individësh të diagnostikuar me çrregullime të spektrit të ASD-autizmit dhe 42 individë neurotipikë. Gjetjet e tyre tregojnë dallime të rëndësishme në diversitetin alfa dhe beta te individët me çrregullim të spektrit të autizmit dhe identifikojnë lloje specifike të baktereve që janë më të bollshme tek individët me autizëm. Gjetjet kryesore përfshijnë një rritje të papritur të diversitetit alfa, një masë të diversitetit mikrobik dhe një rritje të dukshme në bollëkun relativ të grupit Bacteriodetes dhe gjinisë Bacteroides te individët me çrregullim të spektrit të autizmit.
Bakteroidet në mikrobiomën e zorrëve të njeriut mund të ndikojnë negativisht në shëndetin kur numri i tyre rritet. Megjithatë, rritja e diversitetit alfa e vërejtur në grupin e subjekteve me çrregullime të spektrit të autizmit sfidon kuptimet mbizotëruese, veçanërisht duke pasur parasysh lidhjen e mundshme të baktereve me sëmundjet neurologjike. Bakteroidet, që gjenden zakonisht në mikrobiomën e zorrëve të njeriut, mund të kenë efekte të pafavorshme shëndetësore kur rriten në bollëk.
Studiuesit kryen eksperimente me minj të porsalindur. Minjtë e trajtuar me Bacteroides fragilis në lindje treguan mosfunksionim në sjelljen sociale, rritje të sjelljeve të përsëritura dhe disrregullim të shprehjes së gjeneve. “Hulumtimet tregojnë se një sasi e tepërt e baktereve, veçanërisht në periudhën e hershme të jetës, mund të ketë pasoja funksionale për individët me ASD. Kjo hedh dritë të re mbi ndërveprimin kompleks midis mikrobiomës dhe zhvillimit neurologjik te individët me çrregullim të spektrit të autizmit”-tha studiuesi kryesor i studimit, Evan Elliott. Hulumtimi thekson rëndësinë e kërkimeve të mëtejshme në aspektet specifike të seksit të ASD dhe rolin e mundshëm të përbërjes mikrobiale. Mikrobioma e zorrëve ndikon në sëmundjet neurologjike klasike si demenca, Alzheimeri.




