Kalimi në “modalitetin avion”, fikja e pajisjeve, shkëputja totale nga interneti. Në fakt, një metodë që funksionon vërtet ekziston: quhet metoda 20-20-20. Mund të zbatohet edhe teksa pret që kolegu të përgjigjet në Whatsapp. Nuk ka të bëjë me yoga për sytë, as me zhytje në pishinat termale më të afërta. Është një truk i vogël për të kaluar kohën në mënyrë të ndërgjegjshme dhe për të lehtësuar tensionin që shkaktohet në sy nga monitorët dhe ekranet digjitale.
Çfarë është metoda 20-20-20? Çdo 20 minuta, bëj një pushim prej 20 sekondash, dhe shiko një objekt që ndodhet rreth 6 metra larg. Ka kaq shumë përfitime në një gjest kaq të vogël! Sipas profesoreshës Daniela Oehring nga Universiteti i Plymouth, kjo praktikë ndihmon në relaksimin e muskujve të syrit, parandalon tharjen e syve, mjegullimin e shikimit dhe ul rrezikun që në fund të ditës të kërkosh në Google: “pse po shoh gjërat dyfish?”.
Në fakt, edhe praktikat e urtëve tibetianë përfshijnë ushtrime që fokusojnë vështrimin dhe qetësojnë muskujt e syve. Këtë fenomen e quajmë “lodhje dixhitale e syve”, dhe nuk është aspak një term i ekzagjeruar: nëse ndien sytë që djegin, kapakë të rënduar, dhimbje koke dhe një dëshirë të papërmbajtshme për ta mbyllur laptopin me një gjest dramatik, ndoshta je një nga shumë viktimat e tij.
