Gjesti i dyshimtë është bërë nga Walther Troeger, i cili është edhe anëtar i skuadrës olimpike gjermane, gjatë ceremonisë së hapjes së Lojërave
Një përshëndetje e dyshimtë, shumë e ngjashme më atë naziste, e bërë ndaj skuadrës gjermane nga drejtuesi i saj sportiv, Walther Troeger ka ngjallur menjëherë reagime të shumta në stadiumin ku u mbajt ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike Londër 2012.
‘Incidenti’, i cili u kap nga fotografët dhe operatorët e shumtë të pranishëm në këtë moment të rëndësishëm të olimpiadës, ndodhi gjatë momentit të parakalimit të sportistëve gjermanë në ceremoninë e hapjes dhe ngjalli reagime të shumta, duke vënë në siklet edhe një numër personalitetesh që gjendeshin pranë përfaqësuesit gjerman të sporteve, i cili u bë objekt i shumë komenteve.
Ndërsa të tjerët përshëndesnin sportistët e tyre duke tundur dorën, Walther Troeger lëvizte krahun e majtë me dorën e shtrirë, në një përshëndetje shumë të ngjashme me atë që bënte dikur Fuhreri gjerman, Adolf Hitler.
28 korrik 2012 (gazeta-Shqip.com)