Hapi i radhës i një grupi pune gjerman është të krijojë një sensor molekular që zbulon praninë e virusit dhe çliron menjëherë një molekulë aromatike lehtësisht të kuptueshme. Kështu kanë zhvilluar një camcakëz, të cilit i është aplikuar pikërisht sensori molekular, i cili në kontakt me pështymën, në rastin kur një person ka pasur kontakt me virusin, por ende nuk ka simptomat, çliron aromë brenda 30 minutash.

Në testet e zhvilluara në laborator, eksperimentet kanë rezultuar të suksesshme dhe sensorët molekularë nuk kanë efekte anësore që të ndikojnë në ndryshimin e funksionimit qelizor. Pas këtyre testeve, autorët e studimit bëjnë të ditur që së shpejti pritet të nisin edhe testet klinike tek njeriu. Aktualisht ka shumë mënyra për të diagnostikuar gripin, por asnjë nuk arrin të zbulojë para shfaqjes së simptomave. Dhe për më tepër, kjo metodë e re do të ishte jo e kushtueshme dhe e aksesueshme për të gjithë.

Ndërkaq, një nga sfidat më të mëdha të shëndetit global është përdorimi pa kriter i antibiotikëve. Një nga rreziqet më të mëdha që vijnë nga përdorimi pa kriter i këtyre barnave është nxitja e zhvillimit, shumimit dhe përhapjes së mikrobeve që u rezistojnë fort antibiotikëve. Çdo vit në vendet e Bashkimit Evropian rreth 25.000 njerëz humbasin jetën nga infeksionet e shkaktuara me baktere rezistente ndaj antibiotikëve. Përdorimi pa kriter i antibiotikëve jo vetëm probleme me infeksionet ekzistuese por shkatërrojnë dhe bakteret e mira në stomak që kanë si funksion ruajtjen e ekuilibrave në organizëm. Një ndër përdorimet më të gabuara të antibiotikut është në stinën e gripit dhe të virozave.

Një trajtim eksperimental me një përzierje antitrupash ka treguar efikasitet të gjerë kundër disa formave të rënda të gripit, duke ofruar shpresë për zhvillimin e një terapie universale që mund të mbrojë grupet më të rrezikuara. Rezultatet premtuese u publikuan së fundmi në revistën “Science Advances”. “Kokteji” i gripit përmban tre antitrupa që synojnë një proteinë në virusin e gripit A në një rajon të quajtur M2e, i cili është thelbësor që patogjeni të replikohet. Kjo pjesë e virusit mbetet praktikisht e pandryshuar në të gjitha llojet.