

Një fizikan 66-vjeçar ka zbuluar një majmun që ka një ngjashmëri shumë të madhe me shkencëtarin gjeni Albert Ajnshtajn. Professor Mihail Nazarov, ishte duke vizituar parkun kombëtar na Malajzi kur i zuri syri kafshën e vogël, e cila kishte një ngjashmëri të çuditshme me fizikanin e madh dhe shpejtoi të bënte disa foto për të provuar teorinë e tij.

Që nga flokët e tij të bardhë, te mustaqet, e deri te fytyra e rrudhur, majmuni i vogël duket shumë i ngjashëm me imazhin që kemi nga njeriu i famshëm i historisë së shkencës të të gjitha kohërave, i cili është cilësuar edhe si babai i fizikës moderne.
25 tetor 2012 (gazeta-Shqip.com)