marokPostimi i një fotoje në “Facebook” duke u puthur, i ka kushtuar shumë një çifti adoleshentësh nga Maroku. Të rinjtë do të paraqiten të premten përpara gjykatës së të miturve, së bashku me një bashkëmoshatarin e tyre që ka realizuar foton.


Lajmi ka sjellë jo pak reagime dhe komente. Sot është parashikuar një protestë përpara ambasadës marokene në Paris, e qindra persona po publikojnë “puthje të lira” në Twitter.


Diçka e tillë ka ndodhur më parë në Tunizi, kur një çift u dënua me dy muaj burg për një puthje. Në atë kohë u zhvilluan jo pak protesta të të rinjve me sloganin: “Arrestoni të gjithë të dashuruarit në Tunizi”.


7 tetor 2013 (gazeta-Shqip.com)