Ekspertja, Halee Whiting, ka zbuluar se cila është gjëja e parë që duhet të bëni kur shkoni në një dhomë hoteli. Ajo ka thënë se duhet të kontrolloni për pleshtat e shtratit me dritën e fikur.

Ky ishte paralajmërimi që bëri ekspertja, si një mundësi e mirë për t’u akomoduar në një dhomë të re ose për t’u rimborsuar nga hoteli.

“Bëni fotografi dhe dokumentoni gjithçka. Nëse gjeni një infektim me pleshtat e shtratit gjatë regjistrimit, bëni foto, mbani shënime dhe shkoni te recepsioni”, këshillon Halee Whiting.

“Është e rëndësishme të kontrolloni për pleshtat e shtratit para se të shkoni të akomodoheni, përndryshe mund të zgjoheni në mëngjes me pickime në lëkurë. Pleshtat e shtratit janë insekte të vogla, pa krahë, me ngjyrë të verdhë të errët, të kuqe ose kafe me trupa ovale dhe të sheshtë që ushqehen me gjakun e kafshëve dhe njerëzve.

Zakonisht kafshojnë kokën, krahët dhe këmbët, zona që ekspozohen ndërsa flini. Shkakton pickime të kuqe që mund të kruhen, por rrallë shkaktojnë probleme serioze shëndetësore”, shton ekspertja.