Turistët që udhëtuan në një fshat me borë në Kinë, zbuluan se destinacioni dimëror nuk ishte ashtu siç ata kishin menduar. Zyrtarët në fshatin Chengdu Snow në provincën jugperëndimore të Kinës, Sichuan, i famshëm për peizazhin e tij piktoresk me borë, habiti vizitorët pasi kuptuan se ishin mashtruar pas inspektimit më të afërt të vendit të ngjarjes. Në vend të grumbujve të borës që mbulonin kasollet prej druri në fshat, zyrtarët i kishin veshur ndërtesat me lesh pambuku, rërë të bardhë dhe flluska sapuni për të mashtruar vizitorët që të besonin se do të hynin në një vend të çudirave dimërore.
Në realitet, fshati, një atraksion i ri për provincën Sichuan nuk kishte parë borë për shkak të motit të ngrohtë. Zyrtarët më vonë thanë se i vinte keq për përdorimin e pambukut dhe sendeve të tjera, për të krijuar borë të rreme pasi kritikat në internet nga vizitorët u bënë virale. Në një postim në llogarinë e tij zyrtare në Wechat, projekti Chengdu Snow Village tha gjatë festës së Vitit të Ri Hënor në fund të janarit se moti ishte i ngrohtë dhe fshati i borës nuk mori formë siç pritej.
Kina po përballet me valë më të nxehta dhe shira të dendur më të shpeshta dhe të paparashikueshme si pasojë e ndryshimeve klimatike. “Për të krijuar një atmosferë ‘me borë’, fshati turistik bleu pambuk për borën por nuk arriti efektin e pritur, duke lënë një përshtypje shumë të keqe te turistët që erdhën për të vizituar”-thuhet në deklaratën e projektit Chengdu Snow Village.




