Trupat atletikë të futbollistëve të këtij botërori po tërheqin vëmendjen e femrave nga e gjithë bota, duke qenë një nga arsyet përse ato ndjekin sportin e njohur të futbollit
Vogue
Nuk ka dyshim se futbolli është sporti me disa nga atletët më tërheqës në botë. Me gjymtyrët muskulore dhe pamjen simpatike të një trupi të formuar, pa përmendur theksin e huaj, lojtarët e Kupës Botërore 2014 do të tërheqin vëmendjen e femrave kudo në botë. Ja 12 meshkujt, arsyeja përse femrat duhet të ndjekin futbollin këtë Botëror.
1. Olivier Giroud
Skuadra: Francë dhe Arsenal F.C.
Mosha: 27 vjeç
I njohur për: Me modelet e flokëve dhe sytë e kaltër, ky francez është shumë i fotografuar. Atij i pëlqen t’i shtyjë kufijtë tradicionalë të sportit, është tradicionalisht mashkullor dhe së fundmi ka pozuar për kopertinën e revistës franceze për gej, Tetu.
Statusi romantik: Ai është i martuar që prej vitit 2011, pavarësisht thashethemeve se ka shkuar me një modele amerikane, që e detyruan t’i kërkojë falje publike familjes së tij.
2. Gerard Piqué
Skuadra: Spanja dhe FC Barcelona
Mosha: 27 vjeç
I njohur për: Pique është i përkëdheluri i medias, për shkak të pamjes së tij djaloshare dhe prej faktit që ka fituar çdo tur të nivelit të lartë, përfshirë Champions, Premier League, Kupën Botërore dhe Superkupën Europiane.
Statusi romantik: E dashura e tij është këngëtarja kolumbiane e muzikës pop, Shakira. Çifti u takua teksa ajo po xhironte videon e këngës “Waka-Waka”, që ishte kënga e Kupës Botërore Afrikë Jugore 2010. Që prej atij çasti ata kanë qenë të pandashëm dhe janë bërë me fëmijë, djalin Milan.
3. Neymar Júnior
Skuadra: Brazil dhe FC Barcelona
Mosha: 22 vjeç
I njohur për: Neymar është një nga yjet që u bë i njohur më shpejt se të gjithë futbollistët e tjerë. Ai është cilësuar si “Pele i ardhshëm”. Vetëm 22 vjeç, aktualisht ai është një nga atletët më të paguar të sportit.
Statusi romantik: Ai ka qenë i dashuri i aktores braziliane Bruan Marquezine, por ata u ndanë në shkurt të këtij viti, duke e lënë yllin e futbollit singëll.
4. Luis Suárez
Mosha: 27 vjeç
Skuadra: Uruguai dhe Liverpool F.C.
I njohur për: Një nga golashënuesit më të mëdhenj të këtij sezoni, Suarez ka shënuar këtë vit 31 gola për skuadrën e Liverpool dhe fitoi “Këpucën e Artë” të Europës.
Statusi romantik: Ai është i martuar me të dashurën e fëmijërisë, Sofia Balbi, me të cilin ka qenë i lidhur që prej moshës 15-vjeçare.
5. Lionel Messi
Mosha: 26 vjeç
Skudra: Argjentina dhe F.C. Barcelona
I njohur për: Kapiteni i skuadrës së futbollit të Argjentinës konsiderohet prej shumë njerëzve si lojtari më i mirë në botë. Ai është i vetmi person që ka fituar çmimin prestigjioz Topi i Artë katër herë radhazi dhe ka thyer shumë rekorde të tjera.
Statusi romantik: Messi është me të dashurën e tij Antonella Roccuzzo që prej vitit 2008, por çifti është njohur që në fëmijëri dhe është rritur bashkë në të njëjtin qytet.
6. Glen Johnson
Skuadra: Anglia dhe Liverpool
Mosha: 29 vjeç
I njohur për: Johnson është një atlet shumë i pëlqyer në Angli, ku, sigurisht, futbolli është si një fe kombëtare. Ai ka luajtur për pesë skuadrat më të mëdha të vendit.
Statusi romantik: Gruaja e tij, Laura Johnson, është shumë e preferuar në Britani. Gjithashtu është nënë e tre fëmijëve të Johnson.
7. Cristiano Ronaldo
Skuadra: Portugalia dhe Real Madrid F.C.
Mosha: 29 vjeç
I njohur për: Fitues i këtij viti të çmimit Topi i Artë, Ronaldo është aktualisht futbollisti më i paguar në botë, me një rrogë prej 23 milionë eurosh në vit, po ashtu merr edhe shumë fitime të tjera nga reklamat.
Statusi romantik: Nuk është çudi të thuhet se Ronaldo ka pasur si ish të dashura disa nga femrat më të dëshiruara, si Kim Kardashian dhe Maria Sharapova. E dashura e tij më e fundit ishte supermodelja ruse Irina Shayk.
8. Kyle Beckerman
Skuadra: SHBA dhe Real Salt Lake
Mosha: 32 vjeç
I njohur për: Thjeshtësisht i njohur për flokët e përdredhur që ai shpjegon se ia ka frymëzuar albumi i Bob Marley. Një nga futbollistët më të pashëm amerikanë.
Statusi romantik: Viti 2014 ka qenë një vit i mirë për mesfushorin amerikan, ngaqë jo vetëm që po konkurron në Kupën Botërore, por është martuar edhe me të dashurën që ka prej shumë kohësh, Kate Pappas.
9. Claudio Marchisio
Skuadra: Italia dhe Juventusi
Mosha: 28 vjeç
I njohur për: Shtypi italian e ka pagëzuar atë si “Princi i vogël”. Është i përkëdheluri i të gjitha femrave italiane me sytë e kaltër dhe prej reklamës së famshme të mbathjeve të Dolce and Gabbana.
Statusi romantik: Ai është i martuar me bashkëshorten e tij Roberta Sinopoli.
10. Yaya Touré
Skuadra: Bregu Ivory dhe Manchester City
Mosha: 31 vjeç
I njohur për: Ky mesfushor, i cili është cilësuar si Futbollisti Afrikan i Vitit për tre vitet e shkuara, është i njohur për aftësitë e tij të mbrojtjes dhe sulmit.
Statusi romantik: Ai është i martuar me Gineba Toure.
11. Lukas Podolski
Skuadra: Gjermania dhe Arsenal F.C.
Mosha: 29 vjeç
I njohur për: Ai shënoi një gol vetëm nëntë sekonda pas fillimit të ndeshjes kundër Ekuadorit, duke e bërë futbollistin që ka shënuar golin më të shpejtë në histori.
Statusi romantik: Polaku është martuar me të dashurën e tij prej shumë kohësh, Monika Puchalski.
12. Keisuke Honda
Skuadra: Japonia dhe A.C. Milan
Mosha: 27 vjeç
I njohur për: Mesfushori agresiv është shumë i preferuar në Japoni. Spikat prej flokëve biondë dhe gjuajtjet e topit që sfidojnë gravitetin. The New York Times ka parashikuar se ai mund të jetë një David Beckham i ardhshëm.
Statusi romantik: Honda është i martuar me një edukatore kopshti të quajtur Misako Honda në vitin 2008.