
Reality show “Përputhen” në ekranin e Top Channel ka bërë namin në Youtube duke arritur 10 milionë klikime në 10 puntatat e para të tij.
Me prezantuesen e njohur Bora Zemani si dhe opinionistin Arjan Konomi, “Përputhen” tashmë është kthyer në një nga programet më të ndjekura në televizionet shqiptare. Kjo dyshe dhe performanca e të rinjve, i ka sjellë suksesin e madh emisionit “Përputhen”.
Ky është një format ku të rinjtë marrin pjesë në këtë emision për njohje mes njëri-tjetrit, ku në shumë raste përfundojnë në love story.

Nga e hëna në të premte, “Përputhen” ka gjithë vëmendjen e shikuesve, sidomos të rinjve të cilët gozhdohen para ekranit për të mos humbur asnjë puntatë të saj. Moderatorja e njohur Bora Zemani dhe opionisti, Arjan Konomi, kishin premtuar më herët se emisioni do të kishte shumë sukses dhe ashtu ndodhi.
Ndërkohë nëse ndonjë puntatë nuk arrini që ta shikoni në televizion për shkak të angazhimeve të tjera, atëherë pa problem se e gjeni edhe në kanalin e “Yotube”, ku po bën namin.
“Përputhen” ka arritur mbi 10 milionë klikime me puntatat e para, shifra këto që priten që të rriten çdo ditë. Ky reality show sjell në fokus histori të vërteta të njohjeve mes djemve dhe vajzave, pa filtra, ashtu siç ndodhin në jetën reale.