Mënyrat e funksionimit dhe reagimit të trupit të njeriut janë jo vetëm të mistershme por edhe të mahnitshme.

Një prej tyre është dhe reagimi i trupit, si pasojë e qëndrimit të tepërt në ujë, gjë që  shkakton rrudhje të çuditshme të gishtave. Por pse ndodh kjo?

Përthithja e ujit shkakton enjtje të shtresat e sipërme të lëkurës. Nervat çlirojnë ngarkesë elektrike dhe enët e gjakut ngushtohen ndjeshëm duke i tërhequr kapilarët e gjakut dhe duke krijuar rrudhje të lëkurës. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar pasi gjithçka shkon në vendin e duhur përsëri. Por nëse gishtat tuaj rrudhen pa pasur kontakt me ujin duhet të shkoni te mjeku pasi janë shenja të mundshme të diabetit ose teroides.